Kunjat dhe batutat e Metës për Ramën, Bashën dhe Berishën

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ishte në "Zonë e lirë" të Arian Çanit ku përgjithësisht ruajti linjën e tij të preferuar “me qetësi dhe dashuri”. Por nuk ka ndenjur pa bërë edhe disa ironi të vogla për atë që ndodhi në politiken shqiptare.

Për marrëveshjen

“Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani përjetohet si komedi.”

Për qeverinë e re

“LSI bëri propozim që duhet të krijojë qeveri besimi, pra mund të jetë dhe me këtë qeveri dhe siç e shihni kështu ndodhi. Kjo tashmë është një qeveri që ka besimin edhe të PS edhe të PD”

Për Berishën

“Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv të fjalës. Ka pasur rol pozitiv në zgjidhjen e krizës”.

Për takimin Rama-Basha

“Pas takimit janë bërë më të afërt. Kështu më ndodhi dhe mua me Berishën.”

Për rezultatin e zgjedhjeve

“Rama bën 71 vota? Me PD-në, apo vetëm...?”

Për LSI-në

“Tani që jam ende anëtar i LSI, do shkoj të them votoni Klajdën, Kejdin, Ardit Çelën, listën e Tiranës, se kjo është tamam Republika e Re”.

Për Presidencën

“Kam thënë në shumë studio që nuk do jem president. Mund të them që më detyroi opozita se po të ishte opozita aty mund ta merrte presidentin, por ajo situatë më detyroi”.

Për Ramën

“Pas paktit me Bashën kemi shkëmbyer disa mesazhe me Ramën. Është më i qetë është më i relaksuar”. /lapsi.al/

Komentet

Comments

Ska gjo like mos u merzit. Keshtu e ka jeta, nje here ja fut dikujt, nje here ja dredh dikujt tjeter. Pastaj ata te dy behen bashke dhe ta fusin thelle ty and co, kuptohet me qetesi dhe dashuri.

perderisa ti u jep ngjala qelbesirave te rames e rama lesh negjmije lom qe keni ketp derra e dele partie.pse mos te tallesh i thua bastard e kokpalare dhe te ben president.

hahaaaa sa kam qesh me kete komentin e Lalit. Se ka te drejte ne fund te fundit.

Ari....duket nje kilometer larg qe je gjithe pezm e maraz....Jua dhiu keq Lulushi or Ari...shume keq...ju ka lene si mut te gjithe ju shpellareve... Ta pata thene, mos ki besim tek Lulashi se ai genjen dhe te vdekmit....

Add new comment