Meta: Ju them pse Basha u tërhoq dhe firmosi paktin me Ramën

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka dhënë edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetëm dy dite me pare nga kërkesat e tij për qeveri teknike dhe pranoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndjenja e përgjegjshmërisë. Sipas mendimit tim përveç faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të çohej më tej një krizë që mund të çonte në përleshje me pasoja të paparashikueshme. Reflektuan dhe kjo është një gjë shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume çështje te tjera duhet te ishin zgjidhur para një viti”, - tha Meta.

Komentet

Comments

Kerkuesi i mbledhjes se jashtezakonshme te Keshillit Sigurise nje dite sapo erdhi nga merika, per te keputur koken e kryeprokurorit , kerkon te na beje moralin e imoralit. Çfare u be zoti Metaj me pergjuesin e personaliteteve shteterore....?! Perse Tahiri pas Prokurorise paraqitej rregullisht tek ju ne zyre ...?! Ja mund edhe te sqaroni diçka te rendesishme qe me te vertete na interesojne.

AMERIKA ULTIMATUM>< neqoftese brenda 48 ore nuk do te firmoset marreshja pozite-opozite Rama dhe Basha do te futen ne listen e zeze te SHTEPISE BARDHE. A e harruat kete.Te gjithe komentuesit e ketyre diteve flasin me tifozllek per ekipin e tyre.Apo amerika eshte nje tiger prej letre sic e thoshte shoku Enver me lakenjte e tij. ne diten e vizites se presidentit Klinton ne Greqi u dogj flamuri amerikan dhe u hodhen bomba molotov nga protestuesit. Tani ku eshte Greqia sot ????????????????????????>

Nese ti Meta dhe Idrizi si aleate ne qeverisje te Rames, do te kishit mbajtur qendrim te vendosur per te nos u futur ne zgjedhje pa opoziten, edhe mund t'ja vinin dyshimin Bashes. Por qe te dy ju, ndonese me fjale e thonit kete, me vepra pranuat te regjistroheni ne zgjedhje. "Besethyerit" ne kuptimin e moralit tradicional shqiptar, ishit ju e ndonje Blush apo bojaxhi tjeter. Basha gjithmone pat deklaruar se zgjedhjet do te behen, por vetem me kushtet qe pati paraqitur opozita. Kjo qeveri e koalicionit tuaj ra pothuajse plotesisht, sepse ne prag te zgjedhjeve, u detyrua te shkarkoje 12 ministra. Nuk do te dilte opozita me kerkesen maksimaliste te saj per dorheqjen e kryeministrit, nese ju nuk do te pranonit publikisht se ai nuk e meriton te jete kryeminister duke i drejtuar po ata akuza si opozita.

Add new comment