Orët e fundit të çadrës së opozitës para se të çmontohej

Pas marrëveshjes me Rama-Basha, çadra e opozitës u mbyll. Kreu i opozitës Basha, bëri vizitën dhe fjalimin e fundit në çadrën e protestës në bulevard mbrëmë. Pas shumë fajlimesh, akuzash, thirrjes e shpalljesh, mbrëmë Basha doli para simpatizantëve të opozitës së djathtë duke daklararuar se tashmë demokratët marshojnë drejt fitores.

“Per 90 ditë qëndruat stoikë përballë krimit dhe shantazhit. Ajo që ju ndezët është flaka e shpresës. Kauza jonë ishte e drejtë dhe qëndresa epike. Kjo levizje rrëzoi sot muret e mykura të Republikës së Vjetër. Muret e kështjelles së mykur të Republikës së Vjetër ranë vetëm prej qëndreses suaj. Askush nuk ju trembi dot. Askush nuk na kthen dot në rrugën që kemi nisur. 90 dite dhe Shqiperia tashmë nuk është siç ishte më parë. Kjo ishte vetëm nxemja, ne do të marshojmë drejt fitores. 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, nuk do të shpërndahet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë”, - deklaroi Lulzim Basha nga çadra e protestës. 

Kreu i PD-së ka përgëzuar qytetarët për qëndresën e vendosur dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kurajën dhe besimin e treguar ta përhapin në të gjithë Shqipërinë.

“Ky shesh janë hapësira e parë që ju çliruat me fuqitë e zemrave tuaja më 18 shkurt. Tani që themelet e republikës së re janë mishëruara në marrëveshje, ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me gjithë shqiptarë, ju pret një tjetër mision i madh. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajën tuaj”, - deklaroi Lulzim Basha.

Fill pas fjalimit të orës 22:00 të Lulzim Bashës në çadrën e protestës, në ditën e 90-të të saj, protestuesit e kanë shoqëruar drejt selisë së Partisë Demokratike. Të gjithë kanë hyrë në selinë blu. Nën duartrokitje dhe ovacione “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Basha i fton të qëndrojnë aty sa të dëshirojnë. Para mesnatës të ditës së enjte filloi të çmontohej çadra që qëndroi për 90 ditë në bulevard para kryeministrisë.

Rreth orës 22.00 teknikë dhe simpatizantë filluan çmontimin e “kështjellës” opozitare. Të parat u hoqën stolat dhe mjetet ndihmëse. Në fund edhe mbulesa e saj. Bulevardi para kryeministrisë u thye ashtu si para 90 ditëve, një bulard ku kalojnë makina dhe këmbësorë, ndërsa opozita iu kthye jetës normale politike dhe pret zgjedhjet e 25 qershorit duke matur forcat e me mazhorancës./ Lapsi.al

Komentet

Comments

Si perfundim cadra ia arriti qellimit,Rama dha dorheqjen,do behet votim elektronik,zgjedhjet u shtyne deri ne shtator,u formua qeveria teknike pa Ramen kryeminister,rrofte republika e re me njerez te vjeter!!!

cadra ja arriti qellimit. Une mendoj qe me disa cadra ne qytete te ndryshme behet shqiperia

Kush do na beje ca humor tani qe çadra u mbyll?

Nuk me duket se e ka gabim komentuesi me siper kur mendon se me disa cadra ne qytete te ndryshme behet Shqiperia, se ne fund te fundit PD-ja si parti gabelesh ka perfunduar. Ashtu sic e tha edhe Lulka qe te infektoni tere Shqiperine m ecadra cibane deri sa t'i merni shpirtin.

Mooossss ! Sapo u morr vendim ke LSI-a per te ngritur çader dhe ata ne bulevard ! Do protestojne kunder marrveshjes Rama-Basha . Hajde duroj nja 6 muaj keta shpellaret e jugut ! keta jane me te trashe se shpellaret e Saliut .

Me vjen keq për cadristet e komanduar se kisbin krijuar nji realitet aty dhe dukeshin te afeksionuar me ato mazdite e muzgje ne qender te tiranes ndoshta jan ndier sadopak tiranas te vërtete... Po tani qe u duhet te shkojne perseri ne vendet e tyre do ndihen pak te vetmuar pak te shastisur... Beni dicka per kta njerez..

Cadristat donin ta mbanin edhe ca cadren jo per te rrezuar Edi Ramen por per te ngrene pica dhe pire koka kola.Po tani ku do hane ata? Hahahahaaaaaaa

Add new comment