Rama ironizon: LSI forcë e parë? Ne marrim 71 mandate

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Korça aleatin e tij qeverisës, LSI-në e cila vazhdimisht këto kohët e fundit artikulon objektivin për të qenë forcë e parë pas zgjedhjeve parlamentare.

 “Se çdo ndodhë pas kësaj marrëveshje këtë do e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët. Gara do jetë shumë e fortë, se LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë dhe ne duam të dalim forcë e parë duke qenë se jemi të parët. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS”,- tha Rama.

Ndërkohë duke iu rikthyer çështjes së vettingut, ai përsëriti sërish se PD kishte frikë.

“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”, u shpreh Rama.

/LAPSI.AL/

Komentet

Comments

Ti psikopat do marresh leshte e --currit-71 deputete por edhe --lulua--i plasmastit do marri leshte e --marikes--po nuk qeoi cibanet e qelbur qe kane zaptuar -PD--ne dhe po futi kryetaret e partive fantazme pa elektorat ne listat e --pd--..

Add new comment