Rama: U bëra si Romeo për të takuar Bashën

Gjatë takimit të sotëm në Korçë, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kreun e PD-së, Lulzim Basha, por edhe ironinë me objektivin e LSI-së për të qenë forcë e parë politike. Sa i përket Bashës, Rama i është referuar disa herë si “miku im i orëve të fundit, Luli”, si dhe u shpreh se nuk e kishte besuar që do vinte dita të bënte Romeon për të takuar Bashën.

“Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë. Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”- tha Rama.

Më tej kryeministri që dukej i qetë pas arritjes së kësaj marrëveshje, foli edhe për vazhdimin e dialogut me kreun e PD-së.

“Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv”,- tha Rama.

Sa i përket ministrave të rinj teknikë, kryeministri u shpreh se opozita vetëm do të propozojë ndërsa për të vendosur vendos ai vetë.

“Ata do të propozojnë se për të vendosur vendos unë, do propozojnë kush do jetë këtu këtu, këtu…natyrisht e drejta e propozimit është e tyre dhe jam i bindur se do vendosin njerëz me indegritet, jo politik dhe pasi të mbarojnë zgjedhjet, nuk ka më llafe”, tha Rama.

Emrat e ministrave të rinj që do të propozohen nga PD nuk kanë dalë ende, përvec emrit të Ministrit të Arsimit që është përfolur të jetë Ardian Marashi.

/LAPSI.AL/

Komentet

Comments

Marreveshja ka te beje me korrupsionin. jane te shpetuar nga drejtesia pd,ps, dhe Meta.

Nuk ka asnje shqiptar qe te kete dyshimin se Basha eshte nje "Zhuljete" bisht dredhur. Ai eshte nje burre tipik shqiptar qe e ka krijuar nje familje te rregullt tradicionale, me nje bashkeshorte e dy femijte e tij me nje familje model Nuk ka pasur edhe ne karrieren e tij politike, bishtdredhje nga antienverist ne enverist, por qe ne rinine e tij te hereshme e deri sot, ka mbajtur te njejtin pozicion. Aspiraten per nje demokraci te modelit europerendimor ku edhe eshte formuar e shkolluar. Krejte ndryshe qendron puna me kete dy metroshin qe pretendon se eshte Romeo. Ketij nuk i jane mare vesh asnjehere preferencat e tij seksuale apo "dashurore". Ka bashkejetuar me meshkuj e femra te ndryshme. Ne moshen 50 vjecare arriti me se fundi te ndertoje nje familje me tre femije me prinder te ndryshem. Nuk do ti hyja ketyre problemeve qe kane te bejne tek e fundit me te drejten e gjithesejcilit per ta ndertuar jeten e tij ashtu si i do qejfi. Por eshte vete Rama qe e trazon vete me keto lloj batutash ordinere e banale, e me krahasime idiote te politikes me Romeo e Zhuljeta. Mendova se me ne fund dic ndryshoi ne ndergjegjen e tij e i pranoi gabimet e tij. Por jo ! Me keto budallalleqe qe i shet per batuta e ironira, po e tregon se eshte po ai. I pandreqshmi Rama.Perfundimisht i pa afte qe te drejtoje nje shtet, sic nuk ka qene i afte te drejtoje nje familje.

mir ja ben lulit tani ka ngelur vetem gojorja ,ndersa meta e ka ngrene ne B.TH

Nuk ka pse merremi me ca thote njeri e tjetri si batute. Duam projekte te prekshme, investime (pa prekur parqet kombetare e pa shkaterruar vendin me plehra), vende pune, ca do beje secila pale dhe pastaj ne filtrojme vete me mendjen tone se ke mbeshtesim ne zgjedhje. Jo fushate me sharje, po fushate per te bindur njerezit se kujt e pse t'i besojme voten tone.

Beso , prit pak duke besuar, por mbaje gojen hapur aman. Jane nise miljarda euro, nga disa kompani boterore, per tu investuar ne vendin me te korruptuar.Tani po presin pak ,se kush parti do te fitoje, qe te fillojne pazarin!???Juve ju ka ik petulla fare more mik! Hala mendoni qe bota nuk i njeh keta hajduda te degjeneruar si Rama, Basha ,Meta me karvanet e tyre !Votoni keta plehra,se ne halè do te shkoje ky vend edhe me shume!

Pa u mare me kauzat politike te Rames,Metes apo Bashes se tek e fundit sejcili ka mendjen e tij, nuk me duket realiste qe te barazosh Bashen me te dy paret duke e quajtur edhe kete "hajdut te degjeneruar" . Basha erdhi ne politike si nje jurist i formuar ne perendim e ku edhe kishte punuar ne Gjykaten e Hages apo ne misionin e OKB ne Kosove dhe ju bashkua grupimit politik kundershtar te "se majtes" shqiptare. E majta apo e djathta nuk eshte vetem ndonje nocion absrtakt ideshe, por eshte edhe nje trashegimi biollogjike njerezish te gjalle. Qe te tre, nuk kane qene antare te monopartise diktatoriale enveriste, por nese dy te paret, ne pluralizem, zgjodhen karrieren e tyre politike majtiste socialiste, nje vazhdimesi "e reformuar" e punizmit, i treti zgjodhi perkatesine e te djathtes se moderuar demokratike europerendimore. Te mos harojme se rrogat mujore te punonjesve te OKB, sillen aty rrotull 10 mije eurove, kur nje kryeminister shqiptar apo kryetar bashkie merrte page mujore dic me shume se nje puntor pastrimi ne OKB apo ne Gjykaten e Hages. Dy te paret "u pasuruan" jo me profesionin e tyre si piktor apo ekonomist, por vetem ne politike, kurse Basha, me profesionin e punen qe bente, e siguroi edhe pa hyre ne politike, njefare kapitali per te bere nje jete komode. Rama eshte akuzuar se si kryetar bashkie, ka lejuar kundrejt 20%-it te famshem, ndertimin kaotik te shumekatesheve e krijoi masakren urbane te Tiranes, njekohesisht duke perdorur ne karrieren e tij politike pronaret e gazetave qe ishin ne te njejten kohe edhe biznesmene ndertimi Meta qe u be kryeminister qe ne moshe te re, nuk dijme qe te jete mare me gje tjeter vec politikes e deklaron me mburje se se hyn ne numurin e me te pasureve te Shqiperise. Per Bashen, e vetmja akuze per "vjedhje", eshte realizimi nga ana e tij si minister i transporteve, i vepres me te madhe infrstrukturore publike, e me vlera mbarekombetare, sic eshte Rruga e kombit. U tentua nga prokurore te lidhur me PS qe te hetohej e te nxirte "vjedhjen" ne Rrugen e Kombit qe paskej bere Basha, e ne pamundesi per te gjetur fakte,vete prokuroria e pezulloi hetimin e sterzgjatur vetem per motive lufte politike. Ajo veper u krye ne kohe rekord e vec lidhjes per dy ore me Kosoven, do te sherbeje edhe si lidhje komunikacioni me Europen, ku shqiptaret aspirojne te shkojne. Nuk gjen ne asnje metropol te Europes grataciela te shperndara pa asnje plan urbanistik si qimet ne koken e qerrozit sic i beri Edi Rama. Rrugen e kombit, jo vetem qe nuk mund ti shkoje kujt ndermend ta shkateroje me "tritol", por vec mendohet ta persose me tej e ta zgjase ate, por cdo te behet me betonin e Rames ne Tirane qe eshte prone jo publike por private biznesmenesh te lidhur me te ? Ka nje tendence teper negative ne disa opinioniste shqiptare, qe per tu shitur te "pa anshem" , barazojne te pa barazueshmen e te pa krahasueshmen e si pasoje kjo menyre gjykimi eshte perhapur edhe ne shtresen me nje formim jo te plote demokratik te shoqerise shqiptare. Progresi ne cilindo vend, nuk vjen me pergjithesimin fatalist, se te gjithe politikanet jane hajdute e bandite, por duke e u mbeshtetur ne fakte, histori e atgumenta llogjike e se paku duke diferencuar te keqen me te vogel, nga e keqja me e madhe.

Add new comment