Shenjat e gishtave/ EUROPOL sjell përgjigjen për 5 deputetë shqiptarë

5 deputetët e Kuvendit që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminalizimin, dalin të pastër në skedarët e Europolit.

ABC News ka mësuar se prokuroria përgjithshme ka marr përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE-së. Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinjë Itali ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim.

Por veç përgjigjeve negative për këta deputet, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë. Por ky veprim procedurial, sipas prokurorisë, nuk mund të kryhet pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penale, që të kërkohet me letër-porosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Pasi për verifikimet për llogari të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësit nuk e kanë parashikuar faktin që të kërkohet informacion edhe me letër-porosi nëse shtet përkatëse nuk kthejnë përgjigje.

Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria ka marr përgjigje negative nga disa shtetet të europolit edhe për dy kryebashkiakët, atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj, kreun e bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi dhe kryetarin e Pogradecit Eduard Kapri.

Sipas prokurorisë, përgjigjet janë të disa shteteve të BE-së ndërkohë ka edhe vende të tjera brenda BE-së, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që dhanë gjurmët e gishtave për llogari të verifikimit bazuar në ligjin për dekriminalizim. Ishte kërkesa e prokurorisë, që detyroj 5 deputetet Rakipi, Mamo, Gaçi, Rehovica e Fufi të shkojnë pranë laboratorit të policisë shkencore duke i dhënë gjurmët e gishtave. Gjurmë të cilat më pas ju dërguan Europolit për t’I verifikuar me personat me precedent penal në zonën e BE-së dhe gjetkë. Ky veprim procedurial, u krye pasi u ngritën dyshime se 5 deputetët dhe tre kryetarët e bashkive janë përfshirë në krime të rënda penale, por me gjeneralitetet të ndryshme.

Komentet

Add new comment