Zbulohet arsenal i madh armësh në kufirin me Greqinë

Andreas Papaspyrou, kryetar i bashkisë së Konicës, qytetit grek në afërsi të kufirit me Shqipërinë kërkoi rritje të prezencës së policisë në këtë zonë. Shkak është bërë gjetja të enjten e një arsenali armësh zjarri pranë kufirit shqiptaro – grek, një rast i përsëritur ky. 
Gjatë një patrullimi përgjatë kufirit, policia greke zbuloi dy thasë të mëdhenj me mbi 1 mijë armë dhe municione për kallashnikovë. Sipas burimeve nga policia thasët ishin hedhur pranë një mulliri të vjetër me ujë në lumin Sarantaporos. Në një koment të bërë për agjencitë e lajmeve Papaspyrou tha se tregtia e paligjshme e armëve dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme ishin të përhapura në këtë rajon./lapsi.al/ 

 

Komentet

Add new comment