Fotoja me Lul Berishën/ Një kurth i çiftit Rama- Dako kundër Blushit

Zyra e shtypit të kryeministrit sot ka ndërmarrë një operacion të pisët që i është kthyer shumë shpejt në boomerang. Ajo ka organizuar një “kurth mediatik” të cilin e ka botuar në portalet që ushqen dhe financon vetë. Fjala është për një foto të shkrepur sot në Durrës ku duket kreu i Libras, Ben Blushi, me të liruarin nga burgu me kërkesë të Vangjush Dakos, Lulzim Berisha.

Ka disa fakte që tregojnë se ky është një opracion i ulët dhe që tregon se deri në ç’pikë mund të arrijnë rilindasit e lidhur me Lul Berishën, Mark dhe Arben Frrokun, Armando Prengën dhe Elvis Roshin, Arben Ndokën dhe Artur Bushin.

E para se fotoja sapo u bë doli menjëherë në media (madje pa mbërritur Blushi në Tiranë) çka tregon se ajo është shkrepur enkas për tu shpërndarë për propagandë.

E dyta sepse ajo u botua në një portal të sponsorizuar nga kryeministria.

E treta se disa media janë marrë në telefon nga zyra e shtypit të Ramës për ta botuar lajmin.

E katërta se ajo duket që është një foto e rastësishme, e bërë në bulevardin kryesor të qytetit, ku kush do që të takohet me të fortë nuk e bën në mes të ditës.

E pesta duket se e gjitha është një kurth i parapërgatitur sepse Lul Berisha bën sikur pozon për aparatin e Libras, por në fakt pak më tutje është dikush tjetër me celular që ka kapur foton. 

E Gjashta Blushi ka me dhjetra fjalime në parlament ku e godet lirimin e Lul Berishës me kërkesë të Vangjush Dakos dhe pasi ka bërë këtë nuk kishte asnjë arsye pse të pozonte me atë që ka anatemuar (shiko linqet prononcimet e Blushit me pare kunder Lul berishes...http://www.kohajone.com/2016/12/15/ben-blushi-eshte-lulzim-berisha-qe-ka... )

Por ky kurth që është bërë për të goditur kreun e Libras, është një boomerang që flet se sa e lidhur fort me Lul Berishën është Rilindja, Rama dhe Vangjush Dako që e ndihmoi të lirohet nga burgu. Kjo tregon gjithashtu se PS i ka të gatshëm të gjithë të fortët për t’i përdorur për fushatë. Madje jo vetëm për t’i përdorur për punë “heroike” si vjedhja e votave dhe kërcënimi i kundërshtarëve, por edhe për halle meskine si fotot e fushatës.

Pra nëse dikush kërkon një provë të fortë se sa e lidhur është Rilindja me ata që ka liruar nga burgu, sot ka në dorë edhe foton e “krimit”. Foton ku pozon shoku i Dakos dhe të cilën e shpërndan Gëbelsi i Ramës. Në këtë kuptim kurthi që deshën t'i ngrenë Blushit, është autogoli që tregon më pastër fytyrën e Rilindjes. (Lapsi.al)  

 

Komentet

Comments

Hahahahahahaha E megjithate, ai ne foto duket se eshte Blushi. po ju pse ju djeg? Jeni sponsorizues te Blushit? Kjo s'do te thote qe ai nuk eshte hipokrit, me llafe bosh dhe pa asnje berthame qe ju se keni per turp tia sponsorizoni popullit shqiptar si e reja qe shnderrin ne horizontin e zi shqiptar

Edhe? C'domethene kjo foto? QE Blushi eshte krimine??? Besoj se te tjeret jane kriminele. Fotoja ehste thjesht nje foto. I kane bere hesapetyt gabim kur e kane publikuar. Se Blushi nuk ka votat e fanatikeve partiake, por elekoratit gri, i cili di te jete aq i mencur sa te ndaje Blushin nga personazhet r inkriminuar

Jo se ka dale ne foto,te dale me çi don zemra por Blushi eshte e do mbetet perjete D E B I L ne politike.

o lulo car del me ato plera ne foto, ben blushi kokrra e legenit.

Blushi kur nuk eshte i zoti ti thote jo per te bere nje foto, nuk eshte as i zoti per te tjerat!

Une kam votu tere jeten PS kete rradhe do votoj per partine e Blushit, "LIBRA" sepse koha tregoi qe i vetmi nga PS qe ka luftuar ne Parlament Autoritarizmin e Rilindjes, Paaftesine e Administrates Qeveritare qe te behej dallimi i Njeshit nga Zerot dhe Korrupsionin e Oligarkeve. Turpi i mbetet atyre qe organizuan kete kurth me Kryeoligarkun ne krye.

Ky eshte niveli politike i Rames. Po a ka njeri qe mendon se Blushi paska lidhje me bandat e Durresit? As me te Tiranes, po te Durresit? Ne vetvete kjo tregon qe Rama ka lidhje me bandite.

BUSHATI TREGON SERISHT QE ESHTE NE SHERBIM TE PARTISE SE BLUSHIT. E KAM THENE GJITHMONE DHE JA KU ESHTE PROVA ME GJITHE KETO PIKA QE NUK I VLEJNE ASKUJT. NDOSHTA FOTOJA MUND TE JETE BERE EDHE PA VETEDIJE, POR AMA NE FOTO ESHTE BLUSHI I TERI DHE I BERI ME LUL BERISHEN..

Qe Bushati eshte nje mbeshtetes i Blushit, kjo eshte e dukeshme. Qe Blushi u kujtua vone qe ti kundervihej hapur marrezive te Rames, edhe ky eshte nje realitet i njohur. Por me duket se ky montazh dhe kjo hile e ndyre per ta diskretituar Blushin, me se shumti ka diskretituar Edi Ramen e Dakon e Durresit. Pamvaresisht se Blushi eshte nje fanatik socialist qe anon ne te majten ekstreme, kritikat e tij ndaj ekipit te Rames kane qene te argumentuara me prova e fakte. Jane te tjere ata qe e njohin kapomafien e Durresit e bile e kane ndihmuar qe te dale nga burgu. Fakti qe Blushi ka dale me te ne foto pa e njohur, eshte deshmi se ai nuk ka pasur te bej me te tilla funderina. Cilido e kupton se ai nese do ta njihte, nuk do ta lejonte te afrohej prane tij e jo me te bente foto me te. Duket se ekipi propogandues i PS, llogarit shtresen me te pa formuar te shoqerise shqiptare, qe i beson ketyre intrigave kaq primitive.

lapsi.al - Mos ja fusni pordhes kot. Pse c'fare eshte Blushi, kalama qe nuk di me ke del ne foto? KJO FOTO DISKRETITON SE PARI BLUSHIN,nuk eshte ky aq budalla sa te dale ne foto me njerez te pa njohur. I ha bytha te gjitheve te mbajne "te forte" pas. Ta mbajne dhe faturen qe i vjen nga kjo kurveri.

qenefi i negjmijes e ka prodhu edhe blushin,si ramen,metemfrrokun,anonimusin,prengen,roshin e doshin.blushi me deshir ka dal tash ta mbaj.delet,derrat e kazani po zien por prap ne kurth te rama bien,se i ka paguar me koh.rama njef njerzit qe kan marr para kanabisi,prostitucion,trafikimi etj.qelbesirat nuk e kan hall te ju japin extra lesh negjmije ,per sa koh votoni si dele ket krymba.

Asnje nga 6 pikat qe keni analizuar nuk perben fakt, por vetem hamendje te nje gazetarie idiote per te ushqyer ata qe lexone vetem titujt ose injorante te tipit ari dhe gjithe karat tifoze te ketij portali.

Blushi ?? Libra ??? Pppppfffffff

I shkreti ram deri me vangjush thiun eshte bere si marjanoviqi i kosoves me shishen e bires ne b....

Mire Blushi, po kandidatet qe ka zgjedh per Durresin ku e kane pas mendjen?

po si nuk doli me rop normale po me ket dhe ja kan fut :D mori leje mer dal me bo xhiro ne durres mos ta merrshin me shpulla

Add new comment