1.3 ton kanabis në Kavajë, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pesë të arrestuarit për trafikun e 1.3 ton kanabis në Kavajë.

Vendimi u mor paraditen e sotme, ku me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg, Jani Sadikaj,  Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh, Roland Hysenbelliun, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Edhe pse ta akuzuarit e mohun lidhjen e tyre me këtë ngjarje, gjykata argumentoi se provat e prokurorisë ishin të mjaftueshme për t’i lënë në burg.

1.3 ton drogë u sekuestrua nga policia para tre ditësh, në zonë  e Kavajës, ku afër u gjet edhe një skaf që mendohej se do të përdorej për dërgimin e sasisë së drogës në Itali.

Komentet

Add new comment