15 ton drogë në Vlorë/ Lirohet inspektori i policisë, në burg 8 të tjerët

Nga 9 të arrestuarit për sasinë rekord të kanabisit 15 ton që u kap 3 ditë më parë në Llakatund, vetëm inspektori i policisë është liruar me detyrim paraqitjeje, ndërsa për 8 të tjerët është vendosur masa ‘arrest me burg’.

Inspektor Avdyl Sinanaj ishte akuzuar për shpërdorim detyre ,ndërsa është inspektor i zonës se Llakatundit.

Vendimi u mor ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarët Albana Selmanaj dhe Elona Mihali, një seancë gjyqësore e zgjatur, teksa të arrestuarit janë njohur edhe me akuzat e prokurorisë për sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar.

Të arrestuarit janë: Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas, Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë , Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. /LAPSI.AL/

Komentet

Add new comment