Basha vazhdon retorikën e humbjes: Luftë për ndryshim, jo për kolltuqe e privilegje

Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Beratit, Kucovës, Policanit ku u ndal në analizën e asaj cfarë ndodhi me 25 qershor, ku përballë ishin PD me vlerat e programin e saj dhe nga ana tjetër, krimi, droga, makineria shtetëtore dhe shitblerja masive e votës. Basha tha se beteja për vlerat ku aspirojmë të shkojmë duhet të vazhdojë deri në fund dhe PD është e vetmja që mund ta bëjë e ta shpëtojë vendin.

Lulzim Basha tha se projekti i tij synon fuqizimin e qytetarit, të anëtarit të thjeshtë të PD, që të ketë në dorë vendimet e rëndësishme. Vetëm PD, ka moralin dhe vlerat për ta shpëtuar vendin, tha Basha dhe ai është gati ta bëjë këtë betejë deri në fund. Gjithashtu Basha tha se kjo nuk është një luftë për kolltuqe dhe privilegje, por një luftë për ndryshim.

Vij t’ju kërkoj të vazhdoj këtë betejë me ju, për demokratët e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që janë gati të na bashkohen në një luftë, jo për kolltuqe dhe privilegje, por për ndryshim. Betejë, që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim, siç na mëson historia e vendit tonë dhe historia e civilizimit tonë, e ky përfundim do të jetë fitorja e vlerave të cilat sot e kanë shtëpinë vetëm në një forcë politike dhe në zemrat e anëtarëve të vetëm të një shtëpie politike, që janë demokratët shqiptarë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë”, - deklaroi Lulzim Basha.

Ndërkohë, pas Korçës, Tiranës, Durrësit e Vlorës edhe 124 anëtar të PD-së në Shkodër kanë firmosur një peticion ku kërkohet anulimi i zgjedhjeve. Ata gjithashtu i kërkojnë Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin. Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Komentet

Comments

Basha eshte lideri i madh qe do e coje PD-ne ne fitore. Pas nja 30 vitesh, goca e Bashes qe do jete kryetare e PD-se ne fronin qe do e trashegoje nga i jati, do jete KM e Shqiperise. Natyrisht keshtu si ia ka nisur, pas 30 vitesh ne Shqiperi s'do kete me kembe shqiptari dhe goca e Bashes do vije nga Hollanda per ta bere kete vend. Vetem sa te jete ne krye te PD-se Basha, askush te mos flase per listat sepse ato jane te paprekshme dhe eksluzivitet i tij dhe grupi parlamentar i ish-PD megjithese do reduktohet ne numer (PD parti e katert apo e peste) do jete shume solid dhe ne unison me kryetarin

Add new comment