Droga në Kavajë, tregtari i makinave: Po më merrni në qafë, më 27 gusht martohem!

Arvis Muçaj, njëri prej të arrestuarve për 1.3 tonët e drogës të kapura katër ditë më parë në Kavajë, për të cilin gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”, ka bërë një kërkesë të veçantë në sallën e gjyqit.

Ai ka kërkuar të lihet i lirë me pretendimin se s’ka lidhje me trafikun e drogës. “Po më merrni në qafë, martohem më 27 gusht.” - ka deklaruar ai para gjykatës.

Muçaj ka pretenduar se mjetin tip “Land Rover” brenda të cilit u gjetën rreth 350 kg drogë e ka shitur tek shtetasi Ergest Sina, por nuk ka ndërruar pronësinë e saj. Ai madje ka thënë se Sina i kishte edhe 350 euro borxh për blerjen e mjetit.

Familjarët e tij janë zotuar në sallën e gjyqit se kanë prova që djali i tyre që merret me tregti makinash ka qenë në banesë ditën kur u kap droga. Ata thanë se do i vënë në dispozicion të hetimeve pamjet filmike të banesës, për të vërtetuar këtë, shkruan bw.  

1.3 ton drogë, u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t’u nisur për trafikim në Itali, ndërsa dyshohet se kanabisi kishte ardhur ga zonat e Tepelenës. 

Komentet

Add new comment