Droga në Kavajë, zbulohet biseda e tre të arrestuarve brenda në qeli

Gjykata për Krimet e Rënda ka nisur seancën ndaj tre të arrestuarve të dyshuar si posedues të 1.3 ton droge që u sekuestrua në Kavajë në zonën e "Plazhit të Gjeneralit", katër ditë më parë. Në prangat e policisë ranë tre të rinjtë Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.  Lënda narkotike e cila do nisej për trafikim në Itali, vinte nga zonat e Tepelenës. 
Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu janë shoqëruar fillimisht në komisariatin e Kavajës për t'u marrë në pyetje. Por gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, policia ka përgjuar bisedat mes tyre për të zbuluar më shumë rreth lidhjes së tyre me drogën e sekuestruar. Mwsohet se Joni Sadikaj u është drejtuar dy shokëve të tij që të tregohen të vëmendshëm gjatë marrjes në pyetje.  "Kujdes çfarë do i thoni policisë", u është drejtuar ai Hajdarit dhe Hysenbelliut. Ndërkohë, përpara hetuesve ai është mbrojtur duke thënë se ishin në Kavajë për një drekë, por kishin humbur rrugën. 
Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu kanë deklaruar se janë nisur nga Tepelena me mjetin tip Saab, të drejtuar nga Kejvi Hajdari, për t’u ulur për drekë në Kavajë. Pasi kanë përfunduar drekën, në mbrëmje vonë janë nisur për t’u kthyer, por kanë humbur rrugën në zonat rurale të Kavajës. Ata kanë konstatuar një patrullë policore, të cilët e kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment, ata janë shoqëruar nga ana e Policisë.

Komentet

Add new comment