Këshilla e drejtorit të qarkullimit për shmangien e aksidenteve gjatë verës

Parakalimi i gabuar i dy mjeteve është shkaku i aksidentit të rëndë në kryqëzimin e Blinishtit në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një person humbi jetën ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur. Për të bërë analizën e ngjares, në terren zbriti drejtori i policisë rrugore i cili ka këtë apel për drejtuesit e mjeteve.
“Qytetarët që udhëtojnë nga jashtë në Shqipëri ose anasjelltas duhet të gjejnë kohë të pushojnë pasi kemi konstatuar shumë aksidente si pasojë e lodhjes. Prezente janë edhe tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i celularit. Për të gjitha këto shkelje në do vijojnë edhe me nënshkrimet”, tha Mitat Tola, drejtori i policisë rrugore në një prononcim për Top Channel.
Tola foli edhe për nevojën e një riorganizimi të punës së policisë rrugore.
"Patrullat tona nuk duhet të jenë statike, duhet të lëvizin në mënyrë që qytetarët të mos mendojnë se sa kaluan një patrullë s’ka më polici dhe të rrisin shpejtësinë, në mënyrë që të jemi sa më prezent në rrugë", thotë Tola.

Komentet

Comments

he more langaraqe dhe juve sepse asnje polic rrugor nuk e kryen detyren prandaj edhe ndodhin askidentet. NESE e shikon qe drejtuesi perdor telefonin atehere vendosi gjobe ose hiqi piket nga patenta. Jo te krruash hundet dhe te kthesh koken nga ana tjeter...si cdo polic i lodhur shqiptar qe nuk di as te lexoje. SHpresoj qe keta drejtues te padisiplinuar te marrin jeten e sa me teper policave te lodhur!!!

Add new comment