Kapet një nga të akuzuarit për vrasjen e Ergys Gjioveshajt në Vlorë

Ndalohet një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Ergys Gjioveshajt në 20 prill në një lokal të Vlorës.

Eljaso Çela, 23 vjeç u ndalua në Kapshticë duke kaluar kufirin për në Greqi. Për të njëjtën ngjarje është arrestuar Gani Tozaj dhe është shpallur në kërkim edhe Aranit Kondaj, 37 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të "Vrasjes në rrethana cilësuese të rrezikshme për jetën e shumë personave dhe e kryer në bashkëpunim" si dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".
Në datën 20 prill, Gani Tozaj ka qenë në tavolinë me Aranit Kondajn, kur atyre u është afruar Ergys Gjoveshaj dhe pasi kanë debatuar për disa minuta, Ergys Gjoveshaj ka goditur me pëllëmbë njërin nga personat që ndodhej pranë tyre. 
Nga tavolina e Ganiut janë nxjerrë armët dhe është qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit dhe policia dyshon se edhe një prej shokëve të Ergys Gjoveshajt mund të ketë nxjerrë armën dhe të ketë qëlluar në drejtim të autorëve të ngjarjes. I arrestuari Tozaj ka pranuar autorësinë dhe se gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje të nisur në ambientet e lokalit në kohën kur aty luhej muzike live. 
“Nuk kishim njohje me personin në fjalë, por gjithçka nisi si papritur kur viktima erdhi pranë tavolinës tonë për të debatuar. Pas kësaj është goditur një nga shokët tanë me pëllëmbë, çka ka sjellë që të përfundonte gjithçka më pas në shkrehje armësh”, tha ai në polici. 

 

Komentet

Add new comment