Kryemadhi i përgjigjet Ramës duke i treguar forcën e LSI-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk vonoi t’i përgjigjej Edi Ramës, për deklaratat e tij të sotme nga Berati, ku tha se LSI nuk do lërë gjë pa thënë ose bërë në opozitë.

Kryemadhi është shprehur edhe më herët se LSI-ja do bëjë opozitën e vërtetë, por sot i tregoi të parit të qeverisë se nga buronte forca e LSI-së.

“Klithma e popullit të varfër, forca jonë, makthi yt.” - shkruan ajo në një status në Facebook.

Pak më parë ishte Petrit Vasili që iu përgjigj deklaratave të Ramës, por me ton më të ashpër. Ai tha se Rama është një dembel pa shërim dhe llafazan që askush nuk duhet t’a dëgjojë. /LAPSI.AL/

Komentet

Add new comment