“Nuk kemi më nevojë për bllokmenë”, çfarë tha Basha në Shkodër për Topallin

Lulzim Basha u shpreh se nuk është e vërtetë që deklarata e tij: “Nuk kemi më nevojë për bllokmenë”, i është drejtuar Jozefina Topallit apo ndonjë kundërshtari tjetër të tijin brenda Partisë Demokratike.

Sipas Bashës, këto janë mashtrime që i shërbejnë Edi Ramës dhe përçarjes së PD-së. Kryetari i ngrirë tha se nuk duhet spekuluar dhe se të gjithë demokratët që kanë qenë brenda në sallë kanë parë të vërtetën.

“Jo s’është e vërtetë, ky është një mashtrim. Ky është një mashtrim total që i shërben Edi Ramës. Këto janë mashtrime në bllok nga ata që i shërbejnë përçarjes së PD-së, por nuk kanë për të ja dalë kurrë. Shiko, keni një problem, mos cito duke qenë jashtë kontekstit. Takimi ka qenë i mirë dhe demokratët kanë qenë brenda e kanë parë të vërtetën, mos spekuloni.” – u shpreh Basha. /LAPSI.AL/

Komentet

Comments

Mund te na e sqaroj dikush se çkuptoni me "Bllokmen".Ne kohen e komunizmit vajzat dhe djemt e bllokut sot do te dukeshin si ca reckaman me biografi te mire, por ti krahasosh me keta hajdutet tane, te keqen e bllokut ku ma ke!

Per "astrit" patozet e qerrozet vertete qe "djemte e bllokut" sot jane lule, por pyesni ata qindra mijra familjare te pushkatuarve, burgosurve e te internuarve nga diktatura kriminale enveriste e atij blloku, te thone se cfare perfaqesojne ata. Jane "kelyshet e gjarperijve te medhej" i ka percaktuar shkrimtari gjenial shqiptar Kadareja, e qe ka bile bindje qe anojne nga e majta.

Nuk behet me fjale per bllokmene.Edhe ata jetuan me frikera te tmerrshme se u rrinte sopata mbi koke,por nuk tjetersuan e vodhen pronat e askurkujt per vete,sic bejne keta tani.Gjendja eshte me e rende sot,pervec te persekutuarve politik qe vertet kane vuajtur

Add new comment