Ramën e porositin në Berat: Ti je timonieri, shkundi Ministrat, të shtunë e të dielë me çizme

Kryeministri Edi Rama e zhvendosi këtë pasdite turin e tij të dëgjesave me qytetarët në Berat.

Gjatë takimit një banor i Lapardhasë ngriti shqetësimet për mungesën e ujit të pijshëm prej 27 vitesh në këtë fshat, vaditjen,  problemet me legalizimet, administratën, hipotekën etj.

“Ti je timonieri, shkundi Ministrat e deputetët, të jenë pranë qytetarëve”, e porositi qytetari-Ramën.

“Drejtorët në Berat janë bërë “pashallarë”. Edhe deputetët e parë nuk kanë qenë afër njerëzve. Deputetët të kenë një zyrë që të mos rrijë mbyllur, të shtunë dhe të dielë njerëzit të sqarohen. Do të zbatosh ligjin, ti je i pari, shkundi Ministrat. Të shtunë dhe të dielë të jenë me çizme në bazë të dikastereve që mbulojnë.Ti je timonieri, kam besim që ti e ke këtë guxim për ta bërë. Kam dhe një propozim, Klosin as nuk e njoh dhe as më njeh, kam dëshirë të jetë anëtar i qeverisë”, tha qytetari.

Komentet

Add new comment