Rrëfimi/ Gruaja e djalit të ish bosit të “VEFA-s”: Vehbiu na ngriti kurth edhe ne!

Bashkëshortja e Artan Alimuçajt, djalit të ish-bosit të “VEFA”-s, që u arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, ka denoncuar në Polici se i shoqi është kërcënuar në burgun e Fierit nga persona civilë që edhe e kanë dhunuar. Juristja 37-vjeçare S. Alimuçaj, e cila për arsye sigurie nuk do të identifikohet, rrëfen makthin që ka kaluar që nga momenti i arrestimit të të shoqit dhe pasiguria që ka për jetën e tij, por edhe të djalit vetëm 11 vjeç. Në një intervistë ajo tregon se e gjithë kjo histori ndodh vetëm prej faktit që bashkëshorti i saj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, e t’i kthejë shtetit shumën prej 647 mijë dollarësh janë depozituar nga i ati në një bankë në Hungari. Ajo ka dyshimet e saj që pas gjithë këtij skenari fshihet vjehrri i saj, Vebi Alimuçaj, i cili gjithmonë ka qenë kundra vendimit të të birit për të kthyer paratë. Edhe pse nuk është e sigurt plotësisht nëse është vërtet ai që po kërcënon të birin në burg apo jo, bashkëshortja e Artan Alimuçajt shprehet se nuk është aspak çudi që ai, duke u premtuar para personave të ndryshëm, të përdorë këtë formë presioni për të mos humbur paratë. Ajo tregon se edhe dje, kur ishte seanca gjyqësore për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u përdorën të gjitha format që i shoqi të mos merrte pjesë./Panorama

 

Komentet

Comments

Nje gje skuptoj, pse shteti shqiptar si ka marre akoma ato leke? Perderisa eshte katerciperisht qe ato leke jane pare piramidale. Pse shteti nuk vijon procedurat qe ato leke ti kthehen fondit te dempshperblimit? Hajde shtet kurve hajde

Nje element qe te habit ne gjithe kete histori maskarenjsh eshte: kane kaluar 20-vjet nga koha kur djali i ketij bridhte me paret e shqiptareve neper bote. Sot u kujtuan keta te ngrene teori konsiprative, ma beri babai, ja beri vjehrri,,,,, . Po atyre nenave e familjeve qe ju thane lotet nga pikellimi ku i fusin keta??? Qelbesira, tani i ka ra takati e skane mo lek e bejne rolin e gjynofqarit, njerez kurva.

Add new comment