“Shqipëria nuk dështoi në Trieste”, Berisha: Rama nuk gënjeu, sepse mori …

Sali Berisha ironizoi Edi Ramën në lidhje me pretendimet e këtij të fundit, se Shqipëria doli me më shumë projekte se të gjithë vendet e Ballkanit nga Samiti i Triestes.

Berisha iu referua listët së projekteve të miratuara në Samit për këtë deklaratë.

Sipas ish-kryeministrit, Rama nuk gënjeu që nga Trieste nuk ka dalë duarbosh, pasi nga atje “Shqipëria nuk u nda duarbosh, por në vend të projekteve, sipas lajme të shumta mori opintat (atletet, por tenisi) të Ramën në Samitin me njerëz të lirë, që nuk jetojnë më në kohën e Saliut”. /LAPSI.AL/

Statusi i plotë: 

Shqiperia nuk deshtoi ne Trieste.

Ajo mori aty çmimin opingat (atletet, por ama tenisi) e Rames!

Te dashur miq, sot te gjitha mediat jane hapur me fake neës. Ato botojne listen e projekteve te miratuara ne samitin e Triestes dhe vertet ne liste nuk figuron asnje projekt per Shqiperine. Mediat i jane versulur Rames se ai mashtroi kur tha ne konference shtypi se Shqiperia kishte marre me shume se çdo vend tjeter fonde ne Trieste.

Ne fakt, mediat jane tendencioze me duket mua, sepse ato harrojne faktin se per t’u bere i besueshem, Rama, ne konference shtypi, i dha fjalen per listen e projekteve, deshmitares se rreme apo “miss genjeshtres” qe kishte ne krah, e cila pa i shkrepur qepalla renditi para shqiptareve disa projekte sipas saj te miratuara ne Trieste.

Nderkohe qe sot asnjera prej tyre nuk figuron ne listen e projekteve te miratuara ne ate samit.

Prandaj dhe sot te gjitha mediat i ishin versulur Rames, sikur te ishte ai e jo deshmitarja e rreme qe mashtroi shqiptaret me ze dhe figure tre dite me pare, duke bere qe ato te hapen me germa kapitale se: “Rama mashtroi, Shqiperia ne Trieste doli me duar bosh”.

Mendoj se mediat e kane tepruar. Ne fund te fundit mashtrimin me listen e projekteve e beri jo Rama me gojen e tij por “miss genjeshtra”. Se dyti, Shqiperia nuk u nda duar bosh, por ne vend te projekteve, sipas lajmeve te shumta mori opingat (atletet por tenisi) te Rames ne Samitin me njerez te lire, qe nuk jetojne me ne kohen e Saliut. Aferim more Edvin?!?! sb" 

Komentet

Add new comment