Vasili nuk i kursehet Ramës: Dembel pa shërim, llafazan ambulant mendje djerrë nga idetë

Petrit Vasili iu përgjigj akuzave të Edi Ramës nga Berati, duke iu bërë thirrje njerëzve të mos e dëgjojnë, pasi është një ‘llafazan ambulant’.

Nëpërmjet Facebook, Vasili u shpreh se Rama erdhi pa asnjë projekt.

Sipas Vasilit, Rama është një ‘dembel pa shërim’.

“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni.” – shkroi Vasili.

Pak orë më përpara, Edi Rama thumboi LSI-në duke thënë që nuk duhen dëgjuar tani që janë në opozitë, pasi nuk do të lënë gjë pa thënë dhe nënkuptoi se në administratë të punësuarit nga kjo parti janë abuzues që duhen larguar. /LAPSI.AL/ 

 

Komentet

Comments

Po ti ore tani e kuptove? Sa i vonuar qenke o Petrit.

Add new comment