(VIDEO) Aksident i rëndë pranë Gjirit të Lalëzit, makina kthehet përmbys

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në rrugën që lidh Gjirin e Lalëzit me autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë e kuqe, modeli i të cilës nuk dallohet qartë, është aksidentuar me një mjet tjetër.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Ditët e fundit po shtohen aksidentet e rënda si pasojë e shtimit të fluksit të pushuesëve në vendin tonë.  

 

Komentet

Add new comment