Zbardhen vendimet e Triestes, asnjë projekt nuk e prek Shqipërinë

Shqipëria nuk është askund në projektet dhjetëra-milionëshe që morën financim në Samitin e Triestes. Deklaratat triumfuese të Edi Ramës pas samitit, fatkeqësisht, kanë qenë një tjetër lojë mediatike për të fshehur dështimin.

Përfundimet e Samitit të Triestes, që tashmë janë publikuar zyrtarisht e rrëzojnë kryeministrin tonë që thoshte se “jemi të parët” në projekte. Asnjë nga shtatë projektet e miratuara për fazën 2016-2017, si pjesë e asaj që quhet Axhenda e Ndërlidhshmërisë, nuk lidhet me vendin tonë.

Nuk e prek Shqipërinë, projekti i gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Nuk e prek as Korridori Mesdhetar që lidh Bosnjën me Kroacinë, as investimet në Korridorin e Pestë, as hekurudha që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe as ajo që lidh Serbinë me Bullgarinë.

Edi Rama shkoi duarbosh në Samit dhe u kthye po duarbosh. Njësoj siç paralajmëroi ambasadori italian në Shqipëri.

Është e qartë nga grafiku se Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfituesit më të mëdhenj nga projektet dhjetëra-milionëshe të miratuara në Trieste. Projektet e financuara për vitin 2016-2017 mund t’i gjeni të detajuara këtu, në faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku edhe janë publikuar të gjitha projektet që u miratuan nga liderët e BE-së në Trieste.

Dështimi është kaq i qartë, saqë deklaratat e Edi Ramës dhe vartëses së tij, Majlinda Dhuka për sukesesin në Trieste, sot tingëllojnë shokuese. Guximi me të cilin gënjen kryeministri Edi Rama, detyrimi që kanë vartësit e tij për të gënjyer publikisht, është tronditës.

Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit i Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj deklaroi tekstualisht se:

“Shqipëria fitoi mbështetje për 4 projekte, për përgatitjen e tyre, të cilat unë do t’i përmend shkurtimisht, si dhe një projekt rajonal, pra, 5 projekte, e ndjekur nga vendi i dytë me dy projekte. 5 projektet, të cilat morën mbështetje nga instrumenti i investimit të Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë për t’u përgatitur janë: 

Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit;

Ndërtimi i by-pass-it të Lezhës;

Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor;

Zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës dhe infrastruktura e biznesit;

Projekti rajonal i sektorit energjetik për linjën e transmetimit me OST;

Siç e shpjegova, Shqipëria u rendit në këtë thirrje në vendin e parë, me 4 projekte, ose rreth 3.33 milion euro, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e dytë me dy projekte, e kështu me radhë vendet e tjera”

Projektet që përmend drejtoresha e kryeministrisë nuk rezultojnë askund në përfundimet e Samitit.

Paaftësia e administratës shqiptare për të thithur para nga Bashkimi Europian nuk mund të fshihet pas atleteve të bardha të Triestes. Shpresa e fundit është që në takimin e radhës në Londër, Edi Rama t'i ketë zgjidhur dilemat për veshjen dhe të mendojë më shumë për paratë që mund të marrë nga Bashkimi Europian./Lapsi.al

Komentet

Comments

Epo t'i veshe te zeza kete here, qe te jete ne linje me mungesen e investimeve

Edi Rama eshte bythe e zgjuar. Ne keto raste ben dicka te pazakonte, o vishet cuditshem, o leshon ndonje batute kot, se e njeh natyren e popullit te tij te pamend. E di shume mire se do merren me budallalleqe.

Adash, me ne fund e gjeta profesioni tat; Stilist per meshkuj. Po deshe lai mire durt dhe ma qeth, kref e parfumo ene kape per gushe e boi i xhiro anej ka Blloku. E mer lal ke me e pa se sa ka me u rinu.

Kaq budallenj dhe idiote i dini shqiptaret ju!!!! Rama vajti vetem per te reklamuar moden e re zyrtare, projektin e famshem: "Kostum dhe atlete ADIDAS, te bardha dhe me shirita te kuq", qe pritet te zbatohet ne takimet e ardhshme nga lideret e BE (Makron, Merkel, Mogherini) dhe ata te rajonit (Vucic, Mustafa). Po keto nuk jane projekte rajonale, moj e shkreta ti qe je vertet ne hall me shefin tend?? Keto jane vetem projekte shqiptare, apo thjesht endrra shqiptare sa per te justifikuar pjesemarrjen tuaj turistike ne Trieste, qe nuk kane per t'u zbatuar kurre, pasi jemi troke fare dhe te mbytur ne borxhe. Asnje nga projektet e miratuara nuk kane lidhje me Shqiperine. Shqiperia keto 4 vite do te perfundoje akoma me thelle ne humneren financiare dhe ekonomike.

Me ate veshje si klloun turpi qe u be gazi i botes trangujt me te gjate ka per te marre ne cdo samit te ketij lloji. Nuk i vjen as zor te genjeje dhe as turp nga koleget e rajonit qe po marrin miliona euro me financime per projekte rajonale mjaft fitimprurese per vendet e tyre. Ky gjithmone thote: Ne ishim te paret! Por ne te vertete eshte i pari per gomarlliqe dhe i fundit per projekte per Shqiperine! TURP!

Eshte nje dykembesh qe thjesht kerkon te terheqe vemendjen e te tjereve, pra nje joker.

hapni linkun ..dhe lexojeni te gjith ate doc pdf..pastaj nxirrni konkluzione

genjen bushati,keni perfituar medje numer rekord.LESH NEGJMIJE.ZHELE FRROKU,TR DhJERA XHELILI,KAZAN,DERRA,PLEHERALOP;DELE.me ne krye qelbesiren legjendare edvin spiro kristaq kolek edi ramaaaaaaaaa.

Ndoshta ka genjyer por linku i PDF ku ju referoheni eshte raport per gjendjen aktuale te projekteve nderlidhese ku qe ne faqen e pare shkruhet "I am pleased to share with you the current state of the connectivity agenda. " Dine anglisht gazetaret tuaj? E kuptoj tendencen e kryeministrit per te genjyer po skuptoj nxitimin e portaleve per te hedhur balte mbi te ose per ta glorifikuar duke luajtur rolin e katalizatorit ne polarizimin e shoqerise . Doni apo sdoni ju jeni pjese e te njejtes loje. Nga ju pritet vetem nje perkthim dhe interpretim i lehte dhe jo orientim i idese ku mungon perkthimi totalisht (mos them qellimisht). Duhet sforco e madhe per tu bere nje portal ku 2+2=4 dhe jo 3 ose 5

O njerez ky ka marre nje mut te madh ne trieste. Prandaj merren me lojra fjalesh e lagu se lagu, vendi i dyte pas vendit te pare etj. Po te kishte kref nej lek me projekte nuk do kishte bir none me ja mbyll gojen ketij dhe qenve te tjere. Po mire popullin ce ka gjet me kete dangall.....

O njerez, si nuk e kuptoni qe jeta eshte art. Uji me orar, ku bie shi permbyten qytete e fshatra. E megjithate ne bejme art me sheshe betoni, se ecet mire mbi to me atlete te bardha.

Sa here qe shkoj Noc Rrokun ka me Marr, po pse kaq budallenj i dini europjanet sa ti japin lek ketij palloshit ton kokbosh?

Rama kujtoni se shkoi ne Trieste per investime? Ha ha ha, ku merr vesht Rama nga Ekonomia (sa merr gomari nga muzika), Rama atje shkoi ti habise ato kaqolet e BE me atletet qe kish veshur. Shpejt do behen mode ne Bruksel. Per te tilla gjera i punon mendja Rames. BE sot ato samitet i ben kot fare, per SHOW. Asgje nuk vendoset. Vetem bla bla bla. Rama keto i di. Prandaj shkon atje sot me atlete, neser kush e di...mbase pa breke!

e po projektet e shqiperise i ben ish ministri i financave qe amin o zot shpetoi dje se kuhs do na nxirrte ne drite ne te shkretet dhe dihet qe nga projektet e tij fiton vetem dhe vetem autori

Eshte padyshim shqetesues fakti se ndryshe sic e paraqiti Rama, nga samiti i Triestes Shqiperia mesa duket ka perfituar me pak se gjashteshja e te ashtu quajturit Ballkan perendimor. Por me shqetesuese me duket, nese BE me problemet e saj te mbrendeshme, po e con ne kalendrat greke pranimin e ketyre shteteve e po sajon njefare "bashkimi ekonomik" te ketyre 6 shteteve, qe jo pa aarsye te ngjall dyshimin e nje Jugosllavie te re. Te mos harojme se te 6 shtetet sebashku kane nje popullsi prej 20 milione banore, e vetem Serbia perben pothuajse gjysmen e kesaj popullsie me 8 milione banore. Duke perjashtuar Kroacine e Sllovenine qe jane antare te BE, ish republika te Jugosllavise, ketij "bashkimi ekonomik" ne vend te tyre i eshte shtuar Shqiperia. Serbia nga ana demografike (numuri i popullsise) por edhe ajo ekonomike meqe ka investime me te fuqishme te huaja, do te dominoje mbi 5 shtetet e tjera, perfshi edhe Shqiperine. Shqiperise i rrofshin atletet e Rames e ngrefosjet e tij si lider i ketij "Ballkani perendimor", se perseri si ne ish Jugosllaci, Serbia do te jete "republika" dominuese e Beogradi "kryeqytet". Meqe Serbia rri me nje kembe ne Europe e nje ne Rusi, nuk eshte ndonje cudi e madhe qe edhe shtetet e tjera ti shkojne pas Beogradit, kur te shohin se BE do ta shtyje pafund precesin e integrimit te tyre ne bashkesine europiane e do ti kthejne syte nga Rusia apo Turqia.

Per Taqiun: Komentuesi Gr, qe duhet te jete edhe Akili, tani del me nofken Taqiu dhe sec e ka kapur me mua... Po flasim per gayin tend Edi Rama, qe ne mos qofte gay ne fizik, eshte ne shpirt(kurse ti je 1 cope k...)

Shqiperi po mbete pas si ne shekujt e kaluar, per faktin se ka ne krye te vendit disa trafikant drogash te korruptuar si Edi Rama ,Ilir Meta,Lulzim Basha. Keta maskarenj nuk jane te shqetesuar per te zhvilluar vendin ,por jane te zene ma pune se si te bejne ligje per te shpetuar nga burgu!Keta te poshter nuk duan nje Shqiperi demokratike, te lire dhe te zhvilluar, sepse keshtu ju mbaron biznesi ne politik,dhe pushteti i korruptuar. Poshte Amnistia politike ! Burg per te korruptuarit politik!Poshte prokuroret e gjykatesit e korruptuar qe duan te sabotoine rreformen e drejtesis!

Ore HOOK po nga e mer te drejten qe te akuzosh Ramen, Meten e Bashen si "trafikante te poshter droge" ? Mos ke pasur ndonje porosi per trafik droge nga keta te tre e me fakte mund t'ju a perplasesh ne fytyre kete akuze ? Ajo qe eshte e faktuar deri tani, eshte se Rama ka perzgjedhur ne ekipin e tij legjislative e ekzekutiv, persona me te kaluar kriminale si trafikante droge e prostitucioni te hetuar e gjykuar nga drejtesia europiane. Metes i eshte zbuluar Balili i famshem si bos nderkombetar apo Eskobari i droges ne Shqiperi qe pikerisht policia e Tahirit te Rames e la te lire e nuk e arrestoi. Edhe nga partia came, jane zbuluar deri edhe deputete te hetuar nga drejtesia e huaj.Por deri sot, une nuk dij qe Basha apo Berisha te kete perzgjedhur njerez me te kaluar kriminale apo qofte edhe trafikante droge e prostitucioni Ishte Basha ai qe nguli kembe para kesaj situate, qe te miratohej ligji i dekriminalizimit per te perjashtuar nga politika e per t'ja kaluar drejtesise, te gjithe ata persona politike e shteterore me te kaluar e te tashme kriminale e nuk ka per te asnje fakt qe jo te jete mare vete me trafikun e droges , sic e akuzon ti, por edhe nuk ka asnje te perzgjedhur prej tij nga bota e krimit. Me rezerva duhet ta shihje edhe akuzen ndaj Rames e Metes se jane "trafikante" droge por vetem mund te ngreje dyshimin per ta se perse kane, angazhuar ne politiken e tyre trafikante, kurse per Bashen edhe ky dyshim nuk mund te motivohet me asnje fakt. Thirrja tende prej injoranti ne fund te komentit, te kujton thirrjet e komunisteve te hershem, poshte imperializmi amerikan e tradhetaret e atdheut, pasi ben nje pergjithesim fare te genjeshtert qe ja ve vulen me injorancen tende qe nuk ke mesuar dot edhe derjtshkrimin e gjuhes shqipe e shitesh si patriot. Kur ti nuk je ne gjendje te kuptosh nje rregullsi elementare te shqipes e ne vend te "reformen e drejtesise", e shkruan fjalen drejtesi te pa shquar me zanoren "e" ne fund, si mund te pretendosh te besh analiza politike ? Nuk ka sesi nje injorant qe nuk njeh gjuhen e tij amtare, te kuptoje e te vleresoje te vertetat ne politike, por thjeshte eshte percues i botes se krimit duke bere rolin e hajdutit qe therret kapeni hajdutin.

Shqiperia ka kater vite qe nuk meerr asnje investim serioz.te gjitha jane propogande qeveritare qe kerkojne te krijojne nje panorame optimiste,por po ndodh e kunderta Shqiperia po varferohet, po plaket dhe po boshatiset me shpejtesi.

Add new comment