Braçe akuzon Panaritin: I ke dhënë 150 hektar tokë Klement Balilit

Deputeti i PS-së, Erion Brace vijon replikat në distancë me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. Së fundi Brace e akuzon se ai i ka dhënë 150 hektar tokë njerëzve të Klement Balilit, i etiketuar nga mediat greke si 'Eskobari i Ballkanit'.

Më tej deputeti i PS-së pyet Ministrin e Bujqësisë se kui ka shpërndarë 49 milionë dollar që duhet të ishin për fermerët.

Më poshtë statusi i plotë në Facebook i Braces.
Edmond!
U be e disata here qe pa te permendur kush, gerdufesh!
Madje madje,
e ben duke harruar qe je ende minister,
te mbajne ende ne karrige per firmat e fundit,
por duke e fshire kete fakt kercen te besh opozitarin me pushtet!
Na fakt,
ty te kerkojne te pergjigjesh per tjeter gje;
prej dy ditesh, per ceshtjen e 90 hektareve dhene Balilajve ne Permet, larg prej zones se tyre te influences.
Dhe jo vetem ato xhanem;
jane edhe 60 hektare te tjera te shkolles se mesme bujqesore te Sarandes, te cilat, kane pesuar te njejtin fat!
Te te pyes Edmond;
Perse nuk flet ti per keto qindra hektare super toka bujqesore?
Se pertej tyre,
jane 26 mije hektare qe tu besuan ty te beje ekonomi me to!!
Padiskutim merru me mua,
por pergjigju per keto firmat e tua njehere.
Mua ketu me ke, ketu kam qene e ketu jam, ketu do jem.
Nuk kam as timon e as tepsi, kam thjeshte ate qe kam patur-nje kontrate pune si deputet ne nje zone bujqesore dhe,
jam gati te deshmoj per favoret fiskale qe une, koleget e mi ne komision, te kemi dhene, madje pa i patur fare ti ne mendje;
por edhe per parate, po po patjeter parate, vetem ato i interesonin ministrit tend vendimmarres dhe tys i firme!
Une nuk kam fituar gje, vec kesaj pune!
Ti po, ke fituar, ishe hic por per te firmosur, tani je deputet!
Ne ane tjeter,
e kam te veshtire te flas me ju per bujqesine;
ju e dini bujqesine lope dhe, cicat e lopeve frigorifer ku depozitohet qumeshti e nuk prishet, tamam kur fabrikat shpallin pushim per shkak te tregut te taposur nga bulmeti me niseshte apo qumesht pluhur, i pademshem per shendetin sipas teje.
Por ka edhe nje arsye tjeter;
ti nuk je ministri i bujqesise, minister eshte ai tjetri!
Ai eshte per te vendosur, ti je per te firmosur, ai eshte per te ndare tokat, ti je per te heshtur, ai eshte per te ndare parate,
ti je per tu ankuar per parate.
Kaq! Asgje me shume!
Ta kam thene, te kane lene pjesen me te poshter te rolit;
Parate nuk do mjaftojne kurre per bujqesine tone,
por parate nuk i mjaftojne as hajdutit!
Ndaj e ke kauze te humbur kete;
E di pse?
Sepse keni shperndare 49 milion dollare,
ai duke vendosur e ti duke firmosur;
CFARE I KENI BERE? KUJT JA KENI DHENE?
ME TREGO VETEM NJE EMER BUJKU NE DIVJAKE E LUSHNJE TE CILIN JU E KENI NDIHMUAR ME KETO PARA!
VETEM NJE EMER!
EMER TE NJE BUJKU TE ZAKONSHEM,
JO TE NJE GRUMBULLUESI AGA NGA ATA ME TESEREN E PARTISE TENDE!
Kam kater muaj qe te kerkoj vetem nje emer!
Parate ishin, parate ju i keni shperndare,
por kurre tek bujqit e zakonshem!
Ndaj ti nuk njeh kend nga ata, ti njeh thjesht agallaret;
Jane ata qe percaktojne cmimet pa asnje logjike ekonomike,
nen kosto per bujqit, madje 50% nen kosto,
duke i marre shpirtin bujkut prodhues,
edhe parate per te mbjelle serish.
Ai duke vendosur e ti duke firmosur ne favor te nje grushti grumbulluesish te partise;
kthyhet punen ne bujqesi ne nje pune ku bujku nuk fiton prej saj,
por humbet dhe parate qe investon.
Do ta heqim TVSH per imputet Edmond;
ti kurre nuk e propozove, madje dhe fushaten ti dhe kryetari yt e niset nga Petova me TVSH 10%, edhe kete si reflektim pas rrahjes nga bujqit per cmimet e domateve atje.
Por cmimet e kastes se grumbulluesve abuzive qe ti krijove,
do ta kthejne ne fitim per vete dhe zero te ardhur per bujkun.
Sepse ky eshte sistemi qe ndertove!
Sistemi qe ju ka marre shpirtin bujqve!
Ne fund,
keto mufkat si “lehtesi fiskale” qe i thua me lehtesine e te papergjegjshmit-shisni prodhimin pastaj paguani energjine,
ndaji me ndokend qe rri e ben sehir sic ju, jo me ata qe punojne.
Nuk kane kohe te degjojne, kane pune.
Per punen kerkojne ndihme, kerkojne drejtesi, kerkojne tregje edhe te hapura, edhe te arritshme, edhe te ndershme,
ketu e kudo ne Evrope.
Ti nuk e bere dot!
Ndaj hesht!
Deri diten qe letrat me vendimet e atij e firmat e tua, do jene te hapura e te kontrollueshme.
Bashke me emrat e perfituesve, te tokave e parave.
Patjeter me emrat e tyre, perputhur me ligjshmerine padiskutim!

 

Komentet

Comments

Ekskluzive/Ceshtja “Balili”-Mbi 20 hektare toke rrethohen prej dy javesh nga Familja “Balili”. Toka shteterore, ish baza prodhuese e shkolles Bujqesore te Delvines. Toka mes Stjarit e Buronjes nen pronesine e ministrise se Bujqesise. A ja dha ministria e Bujqesise Balilit kete toke? (foto). Ne kulm te gjuetise ndaj Kelmend Balilit, fuqia e tij ekonomike po rritet. Lidhjet e tij politike nuk jane nderprere kurre. Fuqia e tij ekonomike, tani buron nga perkatesia politike, LSI 28/01/2017 | http://skandal.al/2017/01/ekskluziveceshtja-balili-mbi-20-hektare-toke-rrethohen-prej-dy-javesh-nga-familja-balili-toka-shteterore-ish-baza-prodhuese-e-shkolles-bujqesore-te-delvines-toka-mes-stjarit-e-buronjes-nen-pro/

Add new comment