Analiza/ Këta njerëz po e djegin Kosovën

Kosova është futur në kaos. Ende dy muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve, vendi nuk arrin të zgjedhë as kryesinë e parlamentit dhe as qeverinë. Koalicioni i partisë së peresidentit Thaçi, tani e drejtuar nga shoku i tij i armëve Kadri Veseli, së bashku me atë të kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj po bllokojnë parlamentin në pritje që të blejnë ndonjë deputet për të bërë shumicën që i duhet për të zgjedhur institucionet. Ata gjejnë kleçka ligjore, nuk paraqiten në sallën e kuvendit ku shkojnë rregullisht Vetëvendosja dhe LDK, me shpresën se do të bëjnë votat për të uzurpuar pushtetin.
Por për gazetarin kosovar Enver Robelli situata nuk është kaq e thjeshtë, pra vetëm për të marrë pushtetin e radhës. Në një shkrim të tij në portalin svicerian të shkruar në gjuhën shqipe, DialogPlus.ch, Robelli pretendon se ish komandantët kanë një strategji kruize për vendin. "Të frikësuar se do të përfundojnë në qelitë e Hagës krerët e PDK-së përpiqen me çdo mjet të mbajnë situatën të tensionuar" shkruan Robelli në opinionin e titulluar: "Pengmarrësit e Kosovës".
Fakti se gjykata speciale për krimet e luftës dhe pas saj do të fillojë të veprojë rreth fundit të këtij viti duke parathënë se do të godasë peshq të mëdhenj, me sa duket i ka frikësuar ata që duan të uzurpojnë pushtetin në Kosovë. "Nuk është vetëm mungesa e numrave që është bërë shkak për mosfunksionimin e parlamentit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij. Pas ngërçit politik në Kosovë qëndron synimi i PDK-së dhe aleatëve të saj që duke provokuar tensione të shmanget e pashmangshmja: ballafaqimi me aktakuzat e Gjykatës Speciale. Për shkak të frikës së tyre ata kanë marrë peng një vend dhe një popull. Për aq kohë sa zgjat kjo amulli, Kosova nuk do ta gjejë qetësinë. Sepse qetësia e saj varet nga qetësia shpirtërore e Thaçit, Veselit dhe shokëve të tyre" shkruan Robelli. 
Sipas gazetarit të gjithë ata politikanë që bëjnë llogarinë ku do të jem unë pas një viti, i lirë apo në pranga, kanë vetëm qëllimin e tyre personal: "Frika nga veprimet e Gjykatës Speciale ka kapluar sidomos ata funksionarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), emrat e së cilëve përmenden në Raportin e Këshillit të Europës mbi krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë, kur kontrollin efektiv në territorin e Kosovës e kishte e ashtuquajtura Qeveri e Përkohshme, e cila u shndërrua në murtajë të përhershme për popullin e Kosovës, duke instaluar një sistem maoz me të gjitha të këqijat e tij" shkruan ai duke renditur në listën e kandidatëve për në Hagë politikanë si: "Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj, Sami Lushtaku dhe të tjerë të kësaj kategorie"
. (Lapsi.al)

Komentet

Comments

shtoj ketu ne listen e burgut Edi Rama,Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Merta e shume kriminela te korruptuar e trafikant drogash te tjere !

anonymous 17.41 respekte ,qenke shume i zgjuar dhe budall njekohesisht.Te gjithe politikanet shqiptare ne shqiperi dhe kosove nuk kane per ta provuar burgun pasi ata jane servilat me te devotshem te superfuqive te ndryshme.Nga ky servilizem ata perfitojne privilegjet ndersa ti mund te vazhdosh te shkruash statuse sa te duash.liri demokraciee.

Lufta per çlirim kombetar te shqiptareve te kosoves eshte e drejte dhe ligjitime. Askush nuk mundet ta injoroj gjakun e derdhur per lirine e kosoves.Abuzimet me pushtetin duhen denuar. Situata e sotme eshte tregues i papjekurise se klases politike, shpresoj qe kjo situate te mare fund ne perputhje me vullnetin popullore e kushteteshmerine e vendit.Gjykatat speciale apo jo speciale nuk mund te dalin mbi deshiren e vullnetin e nje populli per liri e per te mbrojtur jeten e vet nga genocidi serb.Nuk ka gjykate ne bote qe me frenon mua te mbroj jeten e familjes time e njerezeve te mij.

Sado qe ta djegin kurre me shume se Berisha Shqiperine.

Enver Robelli nuk e ka kuptuar se pse e bllokojne Kuvendin dhe qeverine “komandantet e UÇK-se”. Ata Gjykaten Speciale e kujtojne te njejte me Hagen dhe s’ia kane friken, me shpresen se deshmitareve do t’u bejne shantazh dhe do te terhiqen. Dhe kete bindje e kane se kujtojne se avukati mbrojtes ka per t’I njohur avukatet, gje qe me Gjykaten Speciale nuk do te ndodhi. Por gjetke e kane hallin. Ata i tremben vetem Albin Kurtit dhe gjithe VV. Pse? Albin Kurti, nese arrin te behet Kryeminister, ata e dine se ai do t’u kerkoi llogari per pasurite qe ata kane vene pas lufte, dhe jo vetem qe do ta dorezojne ate pasuri, por do futen edhe ne burg si dhe nuk do quhn me “heronjte e lufte”, sikunder jane veteshpallur deri sot, pavaresisht se dikush prej tyre edhe ka luftuar, si p.sh. Ramushi. Dhe Albini e ben kete pastrim te politiks, sepse vet eshte I pakorruptueshem, I pakapur nga asnje shtet kurve sikunder jane kapur keta hajnat e pasuruar pas luftes, eshte teper radikal dhe teper orator, gje qe populli ka per ta mbeshtetur,pore dhe Evropa, pavaresishte se ndonje ambassador I koruptuar nga Kadriu, a Ramushi, a Hashimi do ta kritikoi Albinin. Po keshtu Albinit dhe VV i trembet edhe garda e vjetr e LDK-se, prandajj shpesh here ka deklarata kontraverse prej drejtuesve te saj. Mirepo brezi i ri i LDK e do koalicionin me VV sepse edhe ata duan t’i heqin qafe te korruptuarit Isa Mustafa dhe klanin e tij, prandaj dhe Isa Mustafa, do, - s’do do beje koalicion me VV, ndryshe partia e tij do te ndahet midis te rinjve te pakorruptuar dhe gades filoserbe. Me nje fjale Albinit i tremben shumica e politikaneve te Kosoves, pasi ata jane pasuruar permes vjedhjeve ne pushtet. Mirepo edhe BE e ka kuptuar se korrupsionin mund ta eleminoi vetem Albin Kurti. Dhe kjo e ka egersuar edhe me shume shumicen e PDK-se së Hashimit e Kadri Veselit qe ngelen duke shpifur pandërprerë kunder VV dhe gjithe udheheqjes së saj. Ata shikojne vdekjen tek deputetët rini e VV dhe jo te Gjykata Speciale, skunder thote Robelli.

Ironike kur ndegjon dikend nga shqiperia te flet per politiken Kosovare,kur 90% e shqiperise nuk ka shkel kurr ne Kosove dhe sdin asgje ku i bie Kosova.Ikni ore budallenje se virusin tuaj e morem ne Kosove se ishim rehat sa ishin kufijt tane mbyllur nga ju.

Add new comment