Akuza e fortë e LSI: Deputetët ndërhyjnë për të liruar zjarrvënësit

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo me anë të një statusi në Facebook, hedh akuza të forta ndaj policisë dhe deputetëve të mazhorancës. Sipas Tavos, disa zjarrëvënës ose nuk ndalohen, ose lirohen shpejt për shkak të lidhjeve që kanë me deputetë të zonës nga radhët e mazhorancës.

“Më duhet të bëj një apel public, sepse po shohim që sapo shuhet një vatër zjarri ndizet një tjetër dhe kjo hedh dyshime për akte të qëllimshme të cilat duhet të ndalohen menjëherë dhe të dënohen.

Për më tepër jam i informuar që disa zjarrvënës nuk ndalohen për shkak të lidhjeve me deputetë të qarkut, dhe në rastet kur ndalohen nga policia e shtetit lirohen menjëherë përmes influencës së këtyre deputetëve të mazhorancës” shkruan deputeti i LSI.

Komentet

Comments

Per sivjet, shenjat jane se kultivimi i kanabisit sikur u bllokua sepse tek e fundit plani i trafikut te tij u realizua dhe u krijuan edhe rezerva. Keto zjarret e njepasnjeshme e te dyshuara se vihen qellimisht, mos e kane qellimin per te zgjeruar vitet e ardheshme siperfaqet e mbjella me kanabis ?

Add new comment