Dyshimet/ Deputeti Aqif Rakipi lë të vdekur një qytetar me makinë

Shumë dritëhije mbi aksidentin që ndodhi këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit, kur deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi për vdekje një 53 vjeçar. Aksidenti i ndodhur në autostradën Tiranë Durrës pas kthesës së Kamzës ka ngritur disa pikëpyetje. Përse deputeti u largua nga vendi i ngjarjes, dhe më pas u tha se ai u vetëdorzua në komisariat? A nuk duhej më parë ai të përqipej të ndihmonte personin që kishte aksidentuar dhe që më pas rezultoi të kishte vdekur? A prish ky largim nga vendngjarja provat e një ekspertize korrekte? Lidhur me këto dyshime Partia demokratike ka dalë me një deklaratë ku pretendohet se deputetit që njihet si miku i Edi Ramës po mundohen ti fshihen gjurmët e krimit. “Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij. Prishja e vendngjarjes do t'ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit” thuhet në deklaratën e PD. Këto dyshime për rregullësinë në këqyrjen e vendit të ngjarjes bëhen edhe më të forta pasi sheh njoftimin e parë të policisë ku thuhet se në ekspertizë ka munguar prokuroria. “Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh” thotë njoftimi i policisë.

Dhe megjithëse makina e deputetit nuk ndaloi në vendin e aksidentit, policia thotë se ai shkoi e u dorëzua vetë në komisariat. Por ndërkohë që pretendimi i dëshmitarëve të opozitës është se Aqif Rakipi ka qenë me shpejtësi të madhe, gjë që lihet të dyshohet edhe nga dëmtimi i konsiderueshëm i makinës së tij, policia jep përgjigje për një tjetër gjë. Komunikata e dytë thotë se ka prova filmike se ai nuk ka pirë alkool. Policia pohon se deputetit Rakipi i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se ai nuk ka pirë alkool. Ky test, bën me dije policia, është filmuar nga kamera e trupit të policisë dhe deputeti nuk ka pasur shenja alkooli. Pra e vetmja pikëpyetje tani për tani është nëse deputeti ka qenë në tejkalim të shpejtësisë së lejuar kur goditi qytetarin që po zbriste nga furgoni. (lapsi.al)

Komentet

Comments

Patjeter qe largimi perben krim. Te mos i japesh ndihmen e pare dikujt qe sapo ke aksidentuar eshte veper penale. Fakti qe eshte vetedorezuar mund ta zbusi kete veper por nuk e eleminon plotesisht. Per sa i perket fajit duhet pare dinamika e ngjarjes (e cila eshte e veshtire te percaktohet nese makina ka levizur). Duke njohur sistemin gjyqesor shqiptar ky deputeti do te dale i pafashem dhe faji do ti ngecet plotesisht te vdekurit (i cili nuk mund te mbrohet)

Në fakt sipas ligjit nuk lejohet pa prezencën e mjekut të specializuar të japësh ndihmën e parë në këto raste...paradoksi është që kur meret patenta duhet që të bësh një kurs idiot për ndihmën e shpejtë....

Ne gjithe Europen ku duam te shkojme(gjasme ), ligji thote te ndalohesh. Te japesh ndihmen e pare nuk do te thote te behesh mjek apo kushedi cfare.Edhe telefonata qe ben, eshte ndihme e pare.Kjo jo vetem kur e ben ti aksidentin,por edhe kur shikon dike ne rrezik. Pasi ndalohesh, merr vendimin ti se cfare mund te besh per ta ndihmuar. Pra mjek apo jo: nuk u ndalove-> denohesh nga 1-3 vjet (jo per aksidentin,por pse nuk u ndalove); u ndalove e njoftove ->ok; bere dicka e shpetoi jeta ->ok; bere dicka dhe doli qe e bere gabim ->edhe pse deshe ta ndihmoje denohesh per vrasje pa dashje. Po ku na pranon Europa ne mo? Ata kane bere para 1 viti ligjin qe te denon, edhe ne rast se shtyp nje qen a mace po nuk u ndalove. Po ky deputeti sigurisht qe nuk e di.

Dihet qe shume deputete jane me te ardhur kriminelesh dhe si i tille ka ndjekur instiktin.

i shkreti qife beri qejf gjithe naten me dashnoren dhe ne mengjes vrau nje njeri, Qifja iku nga vendi i ngjarjes se dilte zbuluar me ke ishte ne makine, e merrte vesh familja pastaj

Paraqitja ne polici, megjithe makinen e aksidentit, duke u larguar nga vendi i ngjarjes e pa e lajmeruar kete me pare se cfare ka ndodhur, me te vertete te krijon dyshimin se dicka nuk shkon e se deputeti ka dashur qe ti ike vendit te ngjarjes per te pamundesuar verifikimin e te vertetes. Nga policia eshte deklaruar se ne vendin e aksidentit, eshte gjetur nje qytetar i vdekur, e nuk thuhet se kush e ka lajmeruar ate per ngjarjen. Nje detaj tjeter, nese eshte e vertete, eshte fakti se policia nuk ka "mundur" te lidhet me prokurorin e gatshem, e paskej thirur me vone nje prokuror tjeter me te "besuar". Ngadoqe ta kthesh, nje gje eshte e kjarte. Deputeti nuk ka qendruar me makinen e tij ne vendngjarje, duke e lene viktimen pa u siguruar nese kishte apo jo nevoje per ndihme mjeksore, dhe kjo mund te shpjegohet si burracakeri e tij, e si menyre per ti shpetuar hetimit ne vendin e ngjarjes."Burreria" e tij per te shkuar me vone vete ne polici e per te denoncuar aksidentin, eshte nje forme e vetembrojtjes pasi ka bere hesapin se policia, meqe eshte mik i Rames, do te beje c'eshte e mundur qe te provoje "pafajesine" e tij. Ne cdo vend me shtet ligjor, ngasesi i makines, qofte edhe te kete bere nje gervishje te vogel te nje makine tjeter, e jo te kete perplasur per vdekje nje kembesor, eshte i detyruar me ligj te ndaloje e te mos ta levize nga vendi makinen e te lajmeroje policine e ndihmen e shpejte, nese ka te demtuar. Aqifi si Aqifi, nuk e beri kete por ne momentin e pare per ti shpetuar ndeshkimit, u largua si burracak. Kur beri hesapet me vone, vendosi qe te shkoje megjithe makinen ne polici, duke shpresuar se ajo do ti tjetersoje provat per ta mare ne mbrojtje. Pak a shume kjo eshte qe mund te perceptohet nga qytetaret, bazuar nga dinamika e ngjarjes e dhene ne media. Fakti qe sic po lexoj ne nje lajm tjeter, se deputeti eshte lene i lire, 12 ore pas aksidentit, perkon me kete perceptim.

1- Pasi ke bere aksidentin ndalon. 2- Konstaton cfare ka ndodhur. 3- Nese nuk je ne gjendje te japesh ndihmen e pare lajmeron ambulancen ose policine. 4- Pret ardhjen e policise me mjet te palevizur ne menyre qe policia te kete mundesi te beje matjet e mjetit nga momenti i perplasjes deri ne momentin e ndalimit te plote qe te mund te percaktoje shpejtesine e levizjes se mjetit. 4- Policia te shoqeron ne komisariatin me te afert. Deduksione : Ajo eshte nje rruge qe ka nje tabele 40 km/h . Me ate shpejtesi edhe po te perpiqesh nuk shtyp dot nje njeri per vdekje(perjashto ndonje rast shume fatkeq). Ergo Qifja ka qene duke ecur te pakten me 80 km/h gjykuar nga demtimi i makines. E megjithate ai eshte i pafajshem. Ne kete vend fajtor eshte populli.

Ai vend sdo behet kurre me deputet si Aqifi apo LAtifi. Mjere ai qe iku ne moshe aq te re. Kur do coheni nga gjumi o milet se boll keni duruar

Ai vend sdo behet kurre me deputet si Aqifi apo LAtifi. Mjere ai qe iku ne moshe aq te re. Kur do coheni nga gjumi o milet se boll keni duruar

ne çdo vend te qyteteruar policia nuk mjaftohet me nje test banal alkooli por kryen analizat toksikologjike te te dyshuarit

Nuk jam aspak dakord me ndonje komentues qe shprehet se "ai vend s'do behet kurre" sepse nje deputet, pasi ka vrare qofte edhe pa dashje nje njeri, lihet i lire e bile i meren edhe intervista qe te shese moral. Ne mos gaboj, sot behet ceremonia e varimit te viktimes. Pa ti bashkohen kesaj ceremonie me mijra shqiptare duke protestuar njekohesisht ndaj policise e drejtesise qe e nxjerr te pafajshem kete deputet. Nuk ka nevoje te beje opozita deklarata per ngjarjen se eshte apo nuk eshte Aqifi, nje deputet mik i Rames. Te mblidhen shqiptaret me mijra nga dhjetra e dhjetra OJQ qe marin parate per te mbrojtur te drejtat e njeriut e te shkojne para selise se PDIU me kerkesen qe kjo parti, ta largoje si deputet ne Kuvend kete biznesmen, qe iku si burracak duke lene viktimen e tij te shtrire ne rruge. Zoteria, edhe nese e beri aktin c'njerrezor te largohet si burracak nga vendi i ngjarjes, nuk ka sepse te shitet i penduar duke u paraqitur me vone ne polici. Ai eshte deputet e puna e pare qe duhet te bente pas ketij aksidenti me pasoje vdekjen e nje qytetari, te deklaronte dorheqjen nga mandati. Nuk e ka me te drejten morale ky zoteri qe te shkoje para zgjedhesve si perfaqesues i tyre e nuk e di sesi mer guximin te ulet ne ndenjeset e Kuvendit si deputet. Gjithmone behet fjale per qendrimin e tij burracak pas aksidentit, se te tilla aksidente ndodhin perdite me qindra ne bote. Nese do te kishte qendruar ne vend e te bente detyren morale si qytetar e jo me si deputet, pamvaresisht se a ishte ne respektim te regullave te qarkullimit apo jo, ne opinionin publik do te degjohej rezultati i hetimit e nuk do te beheshin keto diskutime. Per nje gje jane te sigurte te gjithe shqiptaret, se cilido qe pasi ka bere nje aksident e iken me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, nuk mund te besohet te mos kete ndonje nen te kodit penal, qe drejtesia ta denoje qofte edhe me disa muaj burg. Ajo qe te neverit per kete ngjarje, eshte nxitimi per ta konsideruar fajtor viktimen e te pafajshem deputetin. Me e ndyra akoma, eshte kur lexon ne mediat socialiste, ndonje reagim te ndonje krimineli te kerkuar nga Interpoli, si Izet Haxhia, se keshtu paskej ndodhur edhe me Sali Berishen, kur nje badiguard i tij paskej aksidentuar dy persona. Vihet shenja e barazimit midis nje badiguardi te Ramiz Alise qe kishte perzgjedhur jo Berisha, por krimineli Izet Haxhia, me nje deputet te "zgjedhur" nga populli nga parate e tij te shumta. Mund te permendej rasti i Nanos, kryeminister socialist qe beri vete nje aksident me viktima e u largua nga vendi i ngjarjes njelloj si Aqifi e c'ne te botohen neper gazeta genjeshtrat e nje te kerkuari si bashkepuntor ne vrasjen e Azem Hajdarit ?

Add new comment