Ekspertiza e policisë: Aqif Rakipi del i pafajshëm, fajin e pati viktima

Si policia, ashtu edhe prokuroria janë në një mendje se Seit Sorra, tregtar i Kamzës u ndodh në vendin dhe në kohën e gabuar kur tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, aty ku lëvizte më makinë Aqif Rakipi, deputet i PDIU dhe mik i ngushtë i Edi Ramës.

Top Channel ka zbuluar ekspertizën e policisë, sipas të cilës, Aqif Rakipi vërtet ishte tej normave të shpejtësisë, vërtet është larguar nga vendi i ngjarjes, por është i pafajshëm për përplasjen me pasojë vdekjen e tregtarit.

“Nga të dhënat e para hetimore si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okularë, rezulton se viktima sapo kishte zbritur nga një furgon bashkë me dy persona të tjerë.
Në tentativë për të shkuar në anën tjetër të rrugës, ai kaloi para furgonit që kishte ndaluar, kur u përplas nga benzi që drejtohej nga Rakipi.
Burime pranë grupit hetimor janë shprehur për Top Channel se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të atë segment rrugor.
Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi”
raporton Top Channel.

 

Komentet

Comments

Aleks Nika, Arditi ne sharre dhe ky i fundit jane pjesëtarët e nje populli pa dinjitet. Jeta e tyre nuk vle asgje. U përfshin ne paqe!

Oh sa mire me qene shqiptar por i llojit deputet!

Astrit ! Ne kete rast mund te thuhej : "Oh sa mire me kene mik i Rames, se cfardo qe te besh nuk te gjen gje"

po si bete ekspertize o ju qifte Kina robt kur makina eshte levizur nga vendi ngjarjes

Add new comment