Foto/ Shembet një masiv shkëmbor në kalanë e Vlorës, nuk ka të lënduar

Shembet një pjesë shkëmbi në kalanë e Vlorë. Masivi i shkëmbit ka rënë në rrugë, por fatmirësht nuk ka lënduar askënd, ndonëse një makinë ka qenë e parkuar aty pranë. Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës” - njofton policia.

Ndërkohë janë njoftuar edhe emergjencat civile, repari i xhenjos si dhe firma e mirembajtjes se rrugëve.

Sipas saj, do të ketë një njoftim të dytë për hapjen e aksit rrugor. 

Njoftimi i policisë:

Policia njofton për masë sigurie !

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur ''Kalaja'', është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

Njoftohemi se nuk ka dëme në njërez.

 

Komentet

Add new comment