Sherr me armë te Pedonalja në Tiranë, 10 vetë në polici

Një sherr masiv mes dy grupeve të rinjsh ndodhi dje në Tiranë. Sipas policisë nga përplasja janë përdorur edhe armët një ditë më parë në rrugën “Murat Toptani” në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak, bëhet me dije se në datë 12.08.2017, rreth orës 04:45, në rrugën “Murat Toptani”, tek një lokal ka patur një konflikt dhe janë shoqëruar 10 persona dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Komentet

Comments

Ja keni qi robt me fjale italiane,e na thoni ju Kosovarve nuk ju marrim vesh kur flisni,po ju jeni gjys grek e gjys italian.Pedonalja e karit, xhaxhi ka faj qe ka vdek se aj ka qene per ju.fale tij gjuha shqipe mbijetoj.

Plotesisht dakort me kosovarin. Pedonale, lungomare, mediatike, etj. etj. Duam te hiqemi si modern ne kurriz te gjuhes sone shqipe. Shfaqje e theksuar e mediokritetit dhe injorances. Karnavaler e Korces me vjen ndermend sa here lexoj lajmet.

Per ate "gazetashitesin" , që ta kuptosh njëherë e mirë: Fjala "pedonale" - në gjuhën italiane do të thotë rrugë për këmbësorët ose kalimtarët. Ndërsa nëse një ditë të bukur të shkon mendja të shkruash "Lungomare" do të thotë fjalë për fjalë: Përgjatë detit....ose e përshtatur në shqip shëtitore përgjatë detit. Ah i rëntë zjarri atij që ta ka mësuar gjuhën shqipe ty!

Add new comment