Sqarimi i ambasadës amerikane, pse erdhën 4 senatorët amerikanë

Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë ku u takuan me Presidentin Ilir Meta dhe politikanë të tjerë nga qeveria dhe opozita.

Sipas ambasades amerikane, takimet kanë pasur në fokus qëllimin për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit. Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.

Komentet

Comments

Keta senatore qe kane ardhur a shesin flamuj si ca senatore te tjere qe kane ardhur para disa vitesh ne Shqiperi? Apo do vjelin ca para qe te lavderojne qeverine? Apo mos valle kane ardhur te na mesojne se si te zeme peshk, sepse nuk na ka mjaftuar leksioni qe na dha sekretari i shtetit Xhejms Bejker ne vitin 1991 kur deklaroi se ne (amerika) do tjumesojme si te zini peshk.

Ju rrini tu pi kafe e tu ju servilos sa rames ,sa bashes, sa metes ,pastaj fajin e paskan Amerikanet!Hajde Albanez me lugè ne brez!

Add new comment