Takimi me amerikanët/ Paloka: PS kandidoi individë me rekorde kriminale

Katër senatorët amerikanë Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis u takuan me një delegacion të PD-së në selinë blu.

Sipas njoftimit për shtyp, thuhet se nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i njohu senatorët me faktin se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, nje qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtëpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit, tha Paloka, është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Raportet ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe te mediave ndërkombëtare kanë theksuar shqetesimet e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria ështe njësh me krimin e organizuar duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre.

Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerjes së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. E ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cënon sigurinë e rajonit ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë, theksoi Paloka.

Z. Paloka i rikonfimoi senatorëve se “Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi Amerikan do të ngelet jetik duke dalur gjithmonë në krah të vlerave euro-atlantike të vërteta.”

Komentet

Comments

Ky Paloka eshte per vete i lidhur me trafikante te droges.

A e moren vesh amerikanet qe Basha e shiti PD-ne tek Rama?? A e dine amerikanet qe Rama do te jete kryeministri i Shqiperise per 24 vjet, njesoj si stergjyshi i tij Ahmet Zogu???? Basha i beri mutin PD-se, cadres, kauzes demokratike, demokrateve dhe endrrave te shqiptareve per 3 ore!!!

Kjo qe ka shkruar shqiptar 100% e vertete. Do shtoja ketu edhe vetengrirjen dhe veteshkerdhymjen e ketij zarit te dyshes rama-Berisha. Qe i tregoi te gjitheve si mund ta dhjesesh nje force politike dhe nje elektorat qe te ka mbajtur ne pushtet. Perfundimisht senatoret kane takuar dot nje grup plehrash qe nuk dihet ke perfaqesojne tashme

Add new comment