• |
ide | kryesore

(FOTO) Lali Erit “i del boja”

I pakategorizuar
Screen Shot 2017-08-21 at 9.12.40 PM.png



Një nga punët me të cilat Erion Veliaj krenohet më së shumti është rikonstruktimi i rrugëve apo edhe vijëzimi i tyre. Vijëzimet e unazës janë kryer para një muaji, por siç mund t’a shikoni në fotot që sjell Lapsi.al, ato janë zhdukur plotësisht.

Korsitë nuk duken. Shoferët e makinave duhet t’a llogarisin me mendje se ku të ngasin. Edhe vijat e bardha në semafore apo kryqëzime janë zhdukur tërësisht. Jetëgjatësia e shkurtër e këtyre punimeve flet vetë për cilësinë e punës së Bashkisë që drejtohet nga Lali Eri. /LAPSI.AL/