Arkitekti 'dekonspiron' shtëpinë luksoze në Tiranë të deputetit të majtë (FOTO)

Ai nuk kishte fatin të ishte ministër i kësaj qeverie, por jeta e tij nuk do të jetë më pak komode edhe pas kësaj…

Të paktën nisur nga fotot e apartamentit të tij që ligjvënësi posedon në kryeqytet. 

Kjo supershtëpi i përket një deputeti të majtë, banesën e të cilit e ka “dekonspiruar”(pa dashje) arkitekti që i ka areduar apartamentin, diku pranë kopështit Zoologjik.

Por edhe pse kurioziteti mund të jetë mjaft i madh, për arsye etike jemi të detyruar të mos i përmendim emrin.

Fundja, apartamentin luksoz dhe komod ai e ka bërë për qejfin e tij, pasi me parë se të ishte një deputet ka qenë një biznesmen… mund ta ketë edhe trashëgimni nga gjyshi, ose ‘dhuratë’ nga njerëzit e gruas, po ç’rëndësi ka kjo…?!

Shikoni këto foto që “Mapo.al” sjell për ju dhe mundohuni ta kopjoni… të paktën aredimin./Mapo.al/

Komentet

Comments

popillit bar e lesh per veti mbreter.

kur i ke leket pa djerse nuk te dridhet dora se vjedh perseri.. haram buka e popullit , kancer dhe iu dalshin per hundesh te gjitheve qe kane vjedhur kete popull te varfer por budalla.....se e meriton... hajduti te kape hajdutin.. ku eshte antikorrupsioni i xhaxhi Edit... pse nuk hetohen keta ku i gjeti parate ky fshatar....kete shtepi nuke ka nje deputet ne Angli qe ka tere ate pagese dhe ka 35 vjet ne politike jo ky fshatar kuptohet qe eshte nga keta te babeziturit e ri te ardhur vone ne Tirane se duket arredimi... tip fshatari...

po dritat i paguan ky more se te gjithe keta kane nga 2 linja...haaaa

nuk me pelqen trecereku u ngjyrave te perdorura, me duket si shtepi pleqsh orienti

Duhet te jete Ilir Beqja se ai e ka pas gjyshin kulak. Ne boten tjeter a do kete kete gjeresi thua?

Add new comment