Berisha godet Bashën: Unë s'do e bëja kurrë atë listë

Nëse deri më tani kemi parë një përplasje mes Lulzim Bashës dhe grupimit që u la jashtë listave për deputetë, në Partinë Demokratike duket se po nis një përplasje tjetër edhe më fort. Kësaj here është lideri i saj historik, Sali Berisha, i cili sulmon ashpër kryetarin aktual, Lulzim Basha.

Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ të Çim Pekës, Berisha hedh akuza ndaj Bashës dhe thotë se ai s’do e kishte bërë kurrë një listë si ajo e tij.

"Këshilltarët e Lulzim Bashës janë mizerabël. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s'do e bëja kurrë atë listë. Por në ka një njeri që e di se unë besoja se Lulzim Basha mund të fitonte edhe me atë listë, ai është Çim Peka”, është shprehur Berisha në një intervistë që do të transmetohet sonte në mbrëmje.

Ish-kryeministri deklaron si të vërteta raportimet në media për ato që ndodhën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, një ditë pas rrjedhjes së votave për Gramoz Ruçi Kryetar Kuvendi.

Me interes të madh është gjithashtu edhe qëndrimi i Berishës për fatin e marrëveshjes ‘Rama-Basha’, qëndrim që do të bëhet publik sonte në mbrëmje.

Kujtojmë se Berisha ka qenë disi i tërhequr nga zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, sidomos gjatë garës Basha-Selami, një garë e montuar për të rikonfirmuar sërish në krye të PD-së, Lulzim Bashën.

Por dukshëm mbështetja e tij ishte sërish pro Lulzim Bashës. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur së fundi në raportet mes tyre, pasi ky ndryshim kursi i Berishës ndaj Bashës, nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Berisha ka qenë sponsori politik kryesor i Lulzim Bashës që në vitin 2005 kur ai mbërriti në Tiranë për t’iu bashkuar KOP-it e deri sa u ngjit në krye të PD-së në vitin 2013, sërish përmes një gare të diskutueshme përballë të ndjerit Sokol Olldashi. Mbetet veç të presim intervistën e plotë sonte në mbrëmje për të mësuar më shumë për ‘planin B’ të Sali Berishës.

/LAPSI.AL/

 

Komentet

Comments

Ndryshim kursi 360 grade do te thote te shkosh po aty ku ke qene, o copa injorantesh.

O berisha, hiqe kete legen se na mori ne qafe!

Kto jane mashtrimet e plakut te vicidolit,luli i 2300000000 mil eurove ska bythe te beje asnji list,apo gje tjeter ne ate qe e quajne pd.Faktikisht ajo eshe p.komuniste e komanduar nga vete plaku.Pore kta keshtu i kane ber pacamurret qe te justifikohen per makabren qe u bene atyre qe besonin te e quajtura pd.plaku eshte nga ata qe te vret naten e te qane diten.

Po behet interesante telenovela e PD "O Berishe na shpeto"

Berish beji nje nder te djathteve. Ik e largohu dhe mer me vete edhe kete njeriun amorf Bashen. E bashke me te edhe thapathuqin e ca te tjere aty qe ngjallin vetem antipati. Ndoshta do te kete shanc e djathta te rigrupohet e te riorganizohet.

e mor bab , po pse ja mbante bitha lulit te bente listen, pa iradene tende o sulltan i madherishem.respekte

Basha eshte hallka me e dobet e zinxhirit ne korrupsionin politik Shqiptare,Ketije te ziut i eshte ngarkuar nje barre shume e rende mbi kurriz, shpetimi nga burgu i te korruptuarve ne PD dhe vetvetes, kjo peshe e ka bere qe ky person te humbasi komplet stafat.Gjithsesi eshte perpjekur dhe po lufton ne menyren e Tije feminore .Basha se pari beri çadren,e cila ndihmoi Ramen-Meten te benin "pa zhurme" AMNISTIN, ndryshimin e ligjit 449;Mirpo Basha eshte "njeri mish me dy sy", njeri i qyleve, i korruptuar ,i atyre qe e gjejne shtruar , keshtu qe per te pasur "sukses"shiti edhe zgjedhjet Parlamentare tek Rama.Pastaj z. Basha per te arritur kontrollin total ne PD (si Rama ne PS) mori disa masa paraprake , nder te tjera ka qene emrimi i listes se Tije "Fituese" me deputet "gur shahu". Pas humbjes z. Basha u ngri akull dhe nuk fliste, por vepronte pas shpine si Berisha,keshtu manipuloi zgjedhjet ne PD,duke larguar kritikat dhe konkurrentat e vertet . Te gjitha veprimet e Bashes i ka mbrojtur vete Berisha , ashtu si dhe manipulimin e zgjedhjeve pd, ku Berisha dhe gazetari i korruptuar nuk flasin fare . Tani qe situata ne PD ka degjeneruar komplet ne sy te publikut per votat pro Ruçit ;Kjo ka Alarmuar Familjen Berisha, dhe i pari qe ka reaguar i irrituar ka qene dhendrri i Berishes, pastaj i biri, tani vete Berisha ,interresa familjare! Prokupimi i tyre nuk eshte drejtimi ne te cilin Basha po ecen, sepse dihet se ky nuk shkon ne WC pa lejen e Familjes Berisha, prokupimi i tyre qendron tek maska e PD qe po bjen cope-cope ne sy te shqiptareve, sepse keta te gjithe shpresen e mbrojtjes nga burgu e kane tek partia demokratike e cila eshte e korruptuar dhe drejte shkatrrimit .***Rama eshte mjeshter mashtrimi,i bindur se psikologjia popullore eshte e pasionuar pas filmave politik, vendosi Ruçin ne krye te Parlamentit,keshtu Berishen e beri te vlefshem i dha nje rrol historik per te bere spektakel per turmen e apasionuar pas llafeve boshe , duke menduar se edhe kjo ndihmon sadopak per te larguar vemendjen nga korrupsioni dhe Rreforma e drejtesis etj!***Por tashmè jane te rrethuar dhe po perpiqen te rrezistojne te bashkuar, Aleanca e hajdudave po jeton ne terror total per miljarda euro qe kane vjedhur, frika se mundet t'ju rreshqasi situata nga duart nuk i lene te flen gjume,shikoni si jane deformuar ne ftyre!** Berisha po e mbron Bashen duke e kritikuar, taktika e Tije eshte per te bere arme-pushim me liderin e PD te perjashtuar,gjithashtu edhe me disa militante akoma te pergjumur qe nuk i kane kthyer shpinen PD.Te gjitha keto manovra te Berishes jane lojra politike per te shpetuar nga burgu, pakti me Ramen parashikon kete. Keta kane vjedhur pasurin e gjithe vendit, Meta,Berisha,Basha,Rama dhe shume te tjere zotrojne miljarda euro te shqiptareve. Keta injoranta po behen qesharak,pasi kane mbushur thaset me euro , mendojne te çojne Shqiperin ne Lindje, per te mbrojtur vjedhjet e tyre!Jane keshtu injoranta dhe nuk arrin ta kuptojne se kemi mikun me te mire, SHBA qe ka vendos te beje drejtesi ne Shqiperi. Kete klasè politike e pret burgu .

Add new comment