Berisha rrëfen kafen me Metën pas paktit Rama-Basha

“Një kafe kortezie dhe asgjë tjetër”. Kështu e cilëson Sali Berisha takimin me Ilir Metën një ditë pas paktit Rama-Basha më 18 maj. Në intervistën e dhënë për syri.net Berisha thotë se pakti e forcoi Ilir Metën sepse i dha mundësinë e një opozite të fortë.

“Personalisht unë e kam mirëpritur marrëveshjen dhe takimin Basha-Rama. Unë kam prerë çdo lloj përpjekje të Ramës që të komunikonte me Sali Berishën. Kam prerë me thikë çdo lloj përpjekje të tij dhe kam qenë kategorik. Ata janë takuar. Nuk është përgjegjësia ime që ata mendojnë gabim. Është çështje e tyre.

Nuk kam diskutuar asgjë madhore politike përveç se një kafe kortezie me Ilir Metën. Ai ndoshta e mendoi se kjo marrëveshje kishte qëllime kundra tij, dhe nuk përjashtohet  se ajo pati perkursione të tilla gjatë fushatës, çfarë pagoi një çmim shumë të shtrenjtë PD-ja.

Sepse gjatë fushatës Rama arriti të krijojë përshtypjen se do të kishim një koalicion PD-PS. Vetvetiu doli atë javë që Ilir Meta do të ishte opozita e vetme, çka e ndihmoi LSI-në, e bëri me fletë. Nëse marrëveshjen Rama e nisi për të dëmtuar Ilir Metën, mund të thuash që Ilir Meta nuk humbi nga marrëveshja. Ajo javë propagande elektorale, e rrebesheve ndaj LSI-së u tha shqiptarëve se,  shikoni ai është një opozitar i vërtetë” – thotë Berisha.

Komentet

Comments

jeni te gjithe te poshter, dhe hajduda, jeni per burg mor mik!

Add new comment