Berisha thyen heshtjen: Basha e solli këtë humbje, s'më pyeti për listat

Ish-kryeministri Berisha tregon thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për zhvillimet në PD. Në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ nga Cim Peka, Berisha godet ashpër Lulzim Bashën, sidomos për pjesën e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë. Unë me Lulzim Bashën nuk kam biseduar për listën dhe nuk kam ndjerë absolutisht keqardhjen më të vogël për këtë. Pse? Nuk kam dashur të bisedoj. Unë i mbahem strikt asaj, më pyeti i jap mendimin siç e kam vetë. S’më pyeti, unë nuk flas”, thotë Berisha.

Lidhur me marrëveshjen Rama-Basha, Berisha thotë se ajo ishte një sukses i madh, por u kthye në të kundërt nga Edi Rama.

“Po e kam thënë dhe e saktësoj se çfarë ishte. E kam thënë me bindje të thellë. Së pari, a më ka thënë Lulzim Basha që do të bëj takimin? Absolutisht jo, por jam i bindur në mënyrë të prerë se ai nuk ka shkuar atje i paralajmëruar se do të bëjë takimin sepse Edi Rama nga Elbasani tha se nuk po marr pjesë. Nuk di të kenë komunikuar, nuk kam pasur dijeni. Pas takimit më ka thënë dhe për hapin e tij për të pranuar çfarë ishte kërkuar dhe pak më shumë biles. Në rrafshin politik ajo ishte në vlerësimin tim një fitore e shkëlqyer. Nëse në atë kohë nuk e kam shprehur me termat e forta për arsye elektorale, unë tani e them: Ajo ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës.

Sepse të arrije, tia rrëzoje gjysmën e qeverisë kryeministrit, tejkaloje çdo lloj parashikimi dhe ishte një fitore në rrafshin ndërkombëtar sepse e gjithë bota e mori vesh që ajo çadër pati kazus të drejtë dhe se ngadhënjeu kauza e çadrës. Kjo ishte. Nga ana tjetër e kam thënë dhe e them, Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet dhe aty bëri mirë. Pavarësisht se ai për mua është ashtu siç është, përsëri ai aty tregoi një kuant politikani dhe shpëtoi lëkurën e tij. Ky ishte vlerësimi. Marrëveshja, ky sukses i madh u kthye në të kundërt nga Edi Rama.

Ky ishte problemi. Ai mori të gjitha avantazhet e marrëveshjes. Ai paraqiti atë si një sukses të vetin, e paraqiti atë si një mëshirë për një djalë të mirë si Lulzim Basha dhe marrëveshjes nuk iu bë avokatia në mënyrën e duhur nga Lulzim Basha. Kaq mund të them, që Edi Rama me një diabolizëm të pafund, përvetësoi marrëveshjen dhe Lulzim Basha nuk e bëri dot avokatinë e saj”, shprehet Berisha.

Lideri historik i PD-së ka thënë se këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës janë mizerabël, ndërsa i pyetur nëse PD do të vijë në pushtet me Lulzim Bashën kryetar, Berisha jep këtë përgjigje.

“Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. PD-ja ka pësuar një humbje të hidhur shumë. Unë besoj se Lulzim Basha ka të gjitha mundësitë të studiojë për të fituar, të studiojë gjithçka. Solli këtë humbje dhe të adaptojë një model që të çon drejt fitores. A e përjashtoj unë këtë, jo, nuk e përjashtoj. Sepse mundësia e ndryshimit është e çdo drejtuesi dhe se ndryshimi gjithmonë ka dhënë. A do ti realizojë këto Lulzim Basha është në dorën e tij”, thotë Berisha.

/LAPSI.AL/

 

Komentet

Comments

Thjesht doja tju kujtoja Arit dhe Shabes, a e mbani mend ca ju thoja? Basha do ju korise e do jua ngule koken keq.... Ja ku e keni tani, jua thote edhe idhulli juaj shpirteror...

Titulli nuk eshte korrekt me fjalet e Berishes. Mbasi ke ndjekur Berishen, kupton se fryma e itnervistes eshte krejt tjeter nga fryma e lajmit qe ju jepni. Nuk ishte qellimi i intervistes per te "derrmuar" Bashen. Intervista ishte e hapur e sinqerte dashamirese dhe konstruktive dhe jo nje plotesim i deshirave te kundershtareve te Bashes. Boll u bete te palexueshem me keto qendrime.

Intervista eshte per te shpetuar miljarda euro te vjedhura nga berisha e kompani, Problemi i Berishes eshte burgu! Keta jane te gjithe te korruptuar dhe flasin si burra te mire me gjysma te vertetash!

Berisha e trajton Pd si nje fushe shahu, levizi mbreteresha apo na iku torra, gabuam qe se hengrem kalin etj!Zoteri jane me shume se 230,000 votues qe nuk kane besim te PD. Mund te besh lojra fjalesh te Çim Peka, mund te ngazellesh me shpresa zaret e tu brenda apo jashte selise se PD, por jane qytetaret qe do thojne fjalen e fundit per Ju. Ju votojne apo ju bojkotojne! Dhe ti e di mire qe koha nuk eshte e jotja, qytetaret ta kane dhene verdiktin Ty ne 2013, ja dhane Bashes ne 2017, ne zgjedhjet e ardhshme me kismet çfare nuk ndodh!

Rrofte Partia e Punes e Shqiperise me ne krye Shokun Gramoz Ruci! Ne pidh te semes shkofshi te gjithe shqiptaret qe jetoni atje! Sic e meritoni, ashtu jua kane vene festen!

Fitorja e pedes asht e sigurt nen udheqjen e doktorit +lulit .Respekt shabs +arit qi mbshtesin qadren e liris dhe fitoren e zgjedhjeve t 25 qershorit qi do fitoj pede. Zgjedhjet e 25 qershorit duhen bojkotu nga opozita dhe ajo nuk duhet t dal prej qadres pa dhan dorheqjen kryministri rama dhe kryparlamentari meta.Respekt t madh fare per anal istat qi mshtesin qadren qi do sjell fitoren e republiks re n 25 qershor 2017.

O kaci ,o t qifte gamori i lales tem sumen ty .Rri aty ku je edhe puth bolet e pronarit grek ose italian .

masaker...ne fjalor...e nuk eshte veshtire te kuptosh se ke te besh me mbeshtetes se kupoles me famekeqe komuniste...nje kthim prapa i kujteses per shqiptaret...kur u pasuruan shqiptaret, kur ishin te lire per te punuar, folur lirshem, shkuar jashte vendit, kur ju riten pagat dhe kur vune pasuri ne shtepi e katandi me emigracion apo pune brenda vendit..1992-1997, 2005-2013... dhe sa liri ju jane hequr, sa shume ju jane ulur pagat,sa shume ju jane ritur taksat, papunesia, varferia, krimi, droga, pushtimi i parlamentit, administrates publike nga kriminele, sa shuyme koncensione dhe para te vjedhura me tendera...1997-2005, 2013- ...e ne vazhdim.....A krahasohet jeta luksoze e Rames, ministrave, deputeteve socialiste......me ndonje ish pronar, ish te perndjekur...nese ka ndonje ish minister te PD...sigurisht do jete ndonje komunist i fshehur dhe perfitues ne PD, ndonje qe ka mbajtur edhe bustin e Enverit ne krahe me vullnetaret e Enverit prandaj dhe nuk i kerkojne llogari sot Rama per 500.000 eurot e pajustifikuara..se ka luajtur urithin ne PD.....e keta jane pjese e tyre qe e degraduan PD...Sot me shume se kure kujtojme kohen kur PD ishte ne pushtet...duhet rikthyer PD...kurrre PS!!!!!

Add new comment