Ceremonia e betimit, Meta 'përzë' Ramën me gjithë ministra pa trokitur gotat

Në ceremoninë e sotme të betimit të qeverisë së re në Presidencë, ra në sy edhe një detaj tjetër.

Në dallim nga herët e tjera, ku pas betimit qeveria e re qëndron për disa minuta në Presidencë për të pirë dicka e për të trokitur gotat sa për ‘gëzuar’, sot nuk ka ndodhur kështu.

Direkt pas betimit Ilir Meta i nxori jashtë ministrat dhe Kryeministrin për të bërë foton zyrtare.

Menjëherë pas fotos me Presidentin, kabineti ‘Rama 2’ është nisur drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet mbledhja e parë. Me siguri që edhe ky detaj nuk është i rastësishëm, por lidhet me hatërmbetjen e madhe që Meta ka me Ramën, pas marrëveshjes që ky i fundit bëri me Bashën më 18 maj.

/LAPSI.AL/

Komentet

Comments

Lajm eshte ky?!

Add new comment