Policia gjen 3 mina me telekomandë në makinën e dy të rinjve në Tiranë

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi iu gjetën 3 mina me telekomandë në makinë.

Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak dhe Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” u arrestuan.

Në njoftimin e policisë thuhet se “arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).

– mjeti tip “Volksëagen Polo”

Komentet

Add new comment