S'ka pushim, parlamenti mblidhet sërish nesër për të pestën ditë me radhë

Për të pestën ditë radhazi parlamenti do të mblidhet sërish nesër paradite, për të zgjedhur përbërjen e komisioneve parlamentare.

Seanca është thirrur në orën 11:00, ndërsa sot ka patur edhe një takim mes Gramoz Ruçit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Sot në orët e para të mëngjesit, parlamenti votoi me 78 vota pro programin e ri qeveritar pas një debati maratonë.

/LAPSI.AL/

 

 

 

Komentet

Add new comment