Nisin spekullimet/ Floriana Garo në listat e PD-së për deputete

Ajo njihet si vajza e motit dhe si një nga figurat më të bukura të ekranit shqiptar por mesa duket karrierën e saj do e çojë në një tjetër stad, në atë të politikës. Është fjala për Floriana Garon, moderatoren e “Jo vetëm modë” e përfolur gjithashtu për ndarjen nga biznesmeni Tedi Ngjela. Fillimisht portali newsbomb.al dhe më pas portalet e tjera, raportuan se Garo është thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për të garuar për deputete. Sipas raportimit thuhej se kandidatura e saj kishte marrë edhe aprovimin e Berishës, e madje prezantuesja e njohur do të jetë e treta në listën e Tiranës. Por me sa duket gjithçka duket se është një raportim i rremë, siç ndodh rëndom në Shqipëri në prag të zgjedhjeve.

 

Komentet

Comments

po kjo gja me bindje te forta komuniste ne familjen e saj edhe vet.. pervecse se imoraliteti i saj i shfrenuar kudo qe ka shkelur nuk i shkon per shtat listes se PD..

Si kunadhe osht, ske çi thua! Oh shpirty!

Add new comment