Rozana Radi thyen akullin, flet për mardhënien 4 vjeçare (Video)

Për herë të parë Rozana Radi ka thyer akullin duke folur për jetën e saj private.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ka shuar kureshtjen rreth lidhjes që ka krijuar.

Këngëtarja është shprehur se partneri punon në prokurori por nuk është prokuror, dhe ende nuk ka marë një propozim për martesë.

Prej 4 vitesh oficeri gjyqësor i ka marë zemrën Rozit, dhe dukej mjaft e lumtur.

“Ka sens humori, është 70 % si babai, më kujton babain”. ka thënë ajo.

Ndër të tjera motra e saj Andeta ka realizuar një video ku ka kujtuar çdo moment të rëndësishëm të jetës së tyre që nga fëmijëria deri në humbejn e prindërve. 

“Shtëpia jonë ishte gjithmonë e mbushur dhe papritur ti mbete vetëm. Megjithatë, jo vetë, pasi unë do jem gjithmonë krah teje”, ka thënë Andeta duke bërë Rozanën të emocionohet në emision.

 

 

Video: 

Komentet

Add new comment