Dyshime mbi vdekjen e Prince, gjenden qetësues të fortë në banesën e tij (Foto)

Dokumenta të zbuluara së fundmi tregojnë se një numër i konsiderueshëm qetësuesësh të fortë u gjendën në banesën e Prince pak kohë pas vdekjes.

Disa prej tyre ishin lëshuar me recetë nga shoku i trupërojës së tij, por dokumentat zyrtare raportojnë se nuk ofrojnë prova mbi burimin e qetësuesit si dentanyl, që shkaktoi vdekjen e artistit më 21 prill 2016.

Analizat mjekoligjore arritën në përfundimin se ai kishte ndërruar jetë si pasojë e një mbidozë aksidentale dhe deri më tani askush nuk është dënuar për vdekjen e 57-vjeçarit.

Dokumentet gjyqësore ishin ruajtur të papublikuara deri martën, pasi prokurorët i druheshin arratisjes së mundshme të dëshmitarëve ose shkatërrimit të provave. Ato tregojnë se disa prej medikamenteve të gjetura në banesën e Princit ishin të etiketuara si “ëatson 853”, një qetësues që përdoret për trajtimin e dhimbjeve, artritit reumatizmal dhe kollës.

Ilaçe të tjera, përfshirë substanca të lejuara me përmbajtje narkotike u gjetën në rafte të ndryshme. Dëshmitarë të intervistuar gjatë hetimeve thanë se Princi kishte vuajtur pasojat e rënda të tërheqjes nga ilaçet si pasojë e abuzimit me medikamente të rekomanduara.

PrincePrinceThe Prince and Mayte GarciaPrincePrince performs in concert

Komentet

Add new comment