Aurela Hoxha dhe Roza Lati nuk ndalen, thumbojnë përsëri njëra-tjetrën (Foto)

Emisioni i "da'SARA" ishte ai që bëri rivale dy nga vajzat e shoëbizzit. Aurela Hoxha dhe Roza Lati ku kjo e fundit fillimisht u shpreh se modelja nuk është reale as në paraqitje madje dhe në karakter.

Por pas pak minutesh megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejt Aurela reagoi nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Instagram".

Kjo histori mesa duket nuk mbyllet me aq, pasi ditën e djeshme në instagramin e modeles u postua një foto nga pushimet në Tailandë ku dhe në shumë intervista ka deklaruar se është dikush që i bën fotot dhe e shoqëron në çdo udhëtim, e padyshim ku duhet të jetë i dashuri i saj.

Nën fotot në fjalë, disa ndjekëse kanë komentuar se dikush që nuk shkon me pushime, mund të bëhej xheloze, duke ju referuar me shumë gjasa Roza Latit. “Sigurisht, disa me zor të madh ndajnë qiranë me të dashurin, kjo shkon me pushime! Madje edhe parakolpin e bëjnë me klering”, ka qënë një përgjigje nga faqja zyrtare e dyqanit të Aurela Hoxhës.

Komentet

Add new comment