Victoria bezdiset nga fotografët, fshihet pas...(FOTO)

Spice Girl u nderua me çmimin OBE për kontributin e saj në botën e modës nga duka i Cambridge-t.

Ditën e hënë Victoria festoi 43-vjetorin dhe i bëri të gjithë të pyesnin: “përgjithmonë e re do të duket kjo grua?” Po ashtu, u nderua me çmimin OBE, çmim i marrë 13 vite më parë nga David Beckham për kontributin e tij në futboll.

Por, pavarësisht çmimit special, Victoria dukej sikur s’e kishte me shumë qejf vëmendjen e kamerave. Në fotografi u fiksua momenti kur makina hynte në dyert e pallatit, por njëkohësisht dhe momenti kur çifti fshihej pas një çarçafi të zi. Madje edhe gjatë ceremonisë, Victoria nuk doli në asnjë fotografi zyrtare.

Komentet

Add new comment