Arilena Ara "çmend" Ukrainën

Këngëtarja mjaft e talentuar Arilena Ara duket se ka ngritur në këmbë publikun ukrainas mbrëmjen e djeshme.

Në një koncert në Odessa të Ukrainës, këngëtarja ka ardhur shumë energjike teksa këndonte me publikun e zjarrtë nën tingujt e këngës “Nallane 3”.

Kënga më e fundit ka ardhur si një bashkëpunim me producentin Flori Mumajesi dhe Dj-Vicky-n. Kënga ka arritur të marrë shumë klikime që në orët e para të publikimit të saj dhe duket se do të kthehet në një hit këtë verë.

Komentet

Add new comment