Lewis Hamilton kapet mat në festimet e fitores, konfirmohet lidhja me supermodelen

Ai u shpall si “Mbreti i Anglisë” pas fitores sensacionale në Çmimin e Madh të Silverstone dje, dhe duket se festa që pasoi ishte vërtetë e denjë për një mbret.

Gjatë gjithë natës të së dielës Lewis Hamilton festoi në Londër bashkë me supermodelen Winnie Harlow. Pikërisht gjatë këtij fetimi duket se u vu re një afërsi e pazakontë e dyshes. Ndërkohë që piloti i Mercedes gjithmonë ka deklaruar se ai e sheh modelen e famshme si një motër, duket se gjërat mes tyre kanë ndryshuar shumë. Mediat britanike kanë përhapur zërat se Hamilton dhe Harlow janë të lidhur, dhe fotot e festës duket se e konfirmojnë diçka të tillë. Fundja, pasioni i tij për modelet është po aq i njohur sa për makinat e Formula 1. 

Komentet

Add new comment