Drake dhe Future paditen nga një grua për përdhunim gjatë koncertit

Drake dhe Future janë paditur nga një femër, e cila pretendon se është përdhunuar në koncertin e dy reperave. Sipas “People”, janë paditur me 25 milionë dollarë nga gruaja, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës së tyre, ajo është përdhunuar.

Jane Doe, pretendon se gjatën koncertit, një burrë i ka thënë asaj të shkojnë në prapaskenë për të takuar Drake dhe Future por ai ka përfitur nga ajo, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe psikologjike.

Jane pretendon se gjithçka ka ndodhur për faj të Drake dhe Future pasi ata duhet të kishin patur kompani sigurimi që të mos rrezikoheshin fansat.

Komentet

Add new comment