Pas suksesit në muzikë, Era Istrefi hap një biznes

Pas sukseseve të njëpasnjëshme që Era Istrefi ka arritur të marrë në muzikë, duket se këngëtarja nuk është mjaftuar me aq.

Së fundmi ajo ka hyrë edhe në botën e biznesit, ku na ka prezantuar koleksionin më të ri të xhelërave për thonj.

Koleksioni i quhet “Punk Yourself” dhe Era na ka njohur me dy ngjyrat kryesore: të gjelbrën mente dhe të kuqen e quajtur “RedRum” nga kënga e saj.

Përveç kësaj, këngëtarja nga Kosova, është dhe imazh i kompanisë me të cilën po bashkëpunon për koleksionin e saj “SinFul Colors”.

 

Komentet

Add new comment