Rozana Radi acarohet pas komenteve, "Vazhdoni shani" (FOTO)

Rozana Radi është duke shijuar këto ditë vere në Turqi dhe orët e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa foto.

Në to këngëtarja shfaqet provokuese. Megjithatë, duket se ka pasur edhe nga ata që shohin detajet, si për shembull sa e rregullt  është dhoma në të cilën Rozana ka pozuar. Komente të tilla kanë bërë që moderatorja e emisionit investigativ  “Boom” të reagojë. Pak minuta më parë ajo ka postuar një foto ku shfaqet në dhomën e saj, e veshur me një body të bardhë, duke nxjerrë në pah format e trupit. “Pa filtër fare. Shpërtheni nervat. Kush nuk ka ç’të bëjë të shajë sa të mundet”,- ka shkruar Rozana në foto. Pavarësisht gjithçkaje që mund të thonë, këngëtarja duket se nuk shqetësohet aspak për këto komente duke vazhduar kështu të shijojë pushimet.  

Blitz.al

Komentet

Add new comment